06.03.2023

Listat e shfrytëzuesve të mbështetjes financiare të publikuara në ueb-faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton qytetarët se sipas Ligjit për mbështetje financiare të kategorive të cenueshme të qytetarëve për përballjen me krizën energjetike, listat e shfrytëzuesve të mbështetjes financiare sipas këtij ligji janë publikuar në ueb-faqen e Ministrisë.

Mjetet për përfituesit e mbështetjes financiare për përballimin e krizës energjetike do të paguhen më 13 mars 2023.

Në ueb-faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale janë publikuar (përfituesit e të drejtës për sigurim social për të moshuarit, shtesë e posaçme, kompensimi për shkaqe invaliditeti, shfrytëzuesit për kompensim për invaliditet dhe ndryshime të përhershme në gjendjen shëndetësore, të cilët përdorin kompensim për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër ndërsa nuk e shfrytëzojnë të drejtën e kompensimit për shkak të invaliditetit, pa pasur nevojë për kontrollim mjeksor dhe kryefamiljarët që janë përfitues të regjistruar të asistencës minimale të garantuar).

Në ueb-faqen e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut (përfituesit e pensionit në shumë jo më të madhe se 11.525 denarë në muaj, përkatësisht në shumë  jo më të madhe se 14.000 denarë në muaj, si dhe përfituesit e së drejtës për kompensimin e dëmit fizik).

Në ueb-faqen e Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (persona të papunë-përfitues të së drejtës për sigurim material në formë të kompensimit në të holla).

Lista publikohet me qëllim që qytetarët të kenë mundësi të kontrollojnë , ndërsa nëse personi nuk është në listë, ndërkaq konsideron se i përmbushë kushtet si shfrytëzues i së drejtës, mund të parashtrojë ankesë në Komisionin për vendim-marrje rreth ankesave për mbështetje financiare pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në afat prej tre ditëve nga dita e publikimit të listave të shfrytëzuesve të mbështetjes financiare.

Ankesa mund të parashtrohet përmes arkivit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale apo përmes postës elektronike: mtsp@mtsp.gov.mk.

Lista e shfrytëzuesve të mjeteve për mbështetje financiare për përballje me krizën energjetike do të hiqet nga ueb-faqja e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ueb-faqja e Fondit për sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe ueb-faqja e Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut pas skadimit të tre ditëve nga dita e publikimit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.