30.03.2021

Filloi konferenca rajonale dyditore  “Sfidat me të cilat përballen gratë dhe vajzat në rajon në rrugën drejt BE-së” e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në kuadër të fushatës “E zëshme dhe e guximshme”, duke ia kushtuar muajin mars shëndetit mendor dhe mirëqenies së grave si parakusht për barazinë gjinore, organizojë Konferencën Rajonale dyditore “Sfidat me të cilat përballen gratë dhe vajzat në rajon në rrugën drejt BE-së”, - Ne i lëvizim kufijtë me zë të lartë dhe me guxim.

Në Konferencën Rajonale morën pjesë rreth 40 panelistë nga vendi dhe rajoni, si Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Sllovenia, Kosova, Serbia, morën pjesë ministra, ambasadorë, deputetë, përfaqësues të komunitetit të biznesit, sektorit civil dhe ndërkombëtar, akademikë dhe të ftuar të tjerë. 

Konferencën e hapi Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, e cila në fjalën e saj përshëndetëse dha një pasqyrë të aktiviteteve të realizuara në kuadër të fushatës "E zëshme dhe e guximshme", e cila u realizua gjatë muajit mars.

“Duke u nisur nga fakti që të drejtat dhe mbrojtja e të drejtave të vajzave dhe grave nuk duhet të flitet vetëm  një ditë në vit – 8 Mars, së bashku me ekipin tim dhe punonjësit e sektorit të mundësive të barabarta në Ministri, vendosëm që gjithë muajin mars do t'ia kushtojmë atë ndërgjegjësimit për sfidat me të cilat përballen gratë dhe vajzat në shoqërinë tonë përmes të folurit me zë të lartë dhe publik. Përmes fushatës së Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale “E zëshme dhe e guximshme”, dhe me mbështetjen e Zyrës së UN Vomen në vend, realizuam panele të shumta dhe punëtori, biseduam me target grupe të ndryshme, vizituam shumë zona të banuara. Synimi ynë ishte, menjëherë përmes bisedës, të dëgjonim sfidat e grave sot, të dëgjonim se cilat janë nevojat, prioritetet dhe sugjerimet e tyre, në mënyrë që ato të bëhen një kunj i rëndësishëm në krijimin e politikave, strategjive, programeve dhe masave për avancimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Ministrja iu referua vendimeve të mëparshme ligjore që kanë për qëllim parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna dhe diskriminimi, si Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje, Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, Ligji për kompensimin e viktimave nga dhuna dhe Kodi Penal janë kuadri ligjor që parandalon, mbron dhe sanksionon çdo formë dhune ndaj grave, përfshirë gjuhën e urrejtjes. Si dhe Projektligji i ri për Barazinë Gjinore, i cili synon të forcojë makinerinë për barazi gjinore dhe i cili, duke krijuar Sekretariatin për Barazi Gjinore, do të garantojë se çdo politikë e qeverisë do të ketë një perspektivë gjinore.

Elizabeta Gjorgjievska, bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, theksoi: “Kur flasim për Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet përmendur se gjatë vitit 2021 është përgatitur Strategjia për Barazi Gjinore 2022-2027, në bazë të së cilës është përgatitur një Plan Kombëtar i Veprimit për Barazinë Gjinore 2022 – 2024. Por përveç bartjes së rregullimit ligjor, nevojitet një zbatim konsekuent, si dhe një angazhim konkret rreth sensibilizimit thelbësor në të gjitha sferat, nga ajo intime deri tek ajo profesionale. Të gjithë ne në domenin tonë, si personalisht ashtu edhe profesionalisht, duhet të kontribuojmë në çrrënjosjen e pabarazisë gjinore. Ndryshimet për barazinë gjinore vijnë nga të gjithë ne dhe mund të adresohen vetëm me sinergji ndërmjet përgjegjësisë personale dhe politikave strategjike institucionale. Barazia gjinore është përgjegjësi e çdo qytetari për të krijuar një shoqëri në të cilën çdo vajzë mund të ketë të njëjtat mundësi për arsimim, punësim dhe cilësi të jetës në të ardhmen,si çdo djalë. Sa më shumë të investojmë në barazinë gjinore, aq më shumë do t'u mundësojmë brezave të ardhshëm të trashëgojnë një shoqëri në të cilën stereotipat dhe barrierat sistematike janë zvogëluar."

Udhëheqsja e zyrës së UN Women në Maqedoninë e Veriut, Vesna Ivanoviq Kastered, theksoi se të gjithë njerëzit kanë të drejtën e lirisë, dinjitetit dhe të drejtave të barabarta.

“Gratë në Evropë, në rajon dhe në mbarë botën duhet të gëzojnë barazi, fuqizim dhe siguri, por për shumë gra këto të drejta ende nuk janë realitet dhe barazia e plotë nuk gjendet askund. Dhe as në vendet evropiane. Pse është kjo kështu? Para së gjithash, mendoj se kjo është për shkak të stereotipeve gjinore  të rrënjosura thellë të cilat depërtojnë në kohë dhe rëndojnë brezat e ardhshëm. "Stereotipet krijojnë paragjykime që çojnë në diskriminim dhe pasqyrojnë se si trajtohen gratë, me vetëdije ose pa vetëdije," theksoi Vesna Kastered.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.