02.03.2023

Është mbajtur seanca e dhjetë publike për Propozim-ligjin për marrëdhëniet e punës në qytetin e Ohrit

Sot në Ohër u mbajt debati i dhjetë publik për Projekt-ligjin e ri për marrëdhëniet e punës, ku përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale i prezantuan risitë e aktvendimit të ri të Propozim-ligjit për marrëdhëniet e punës. Në debatin publik ishin të ftuar dhe morën pjesë përfaqësues nga sektori i biznesit dhe përfaqësues nga komuna.

Debatin publik e hapi Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, e cila para të pranishmëve theksoi rëndësinë e sjelljes së aktvendimit të ri ligjor, i cili do t'i eliminojë dilemat e mëparshme lidhur me interpretimin e disa dispozitave me të cilat ballafaqohen praktikuesit.

“Qëllimi i mbajtjes së këtyre debateve publike është që së bashku të arrijmë në një zgjidhje që do t'u përgjigjet edhe punëdhënësve edhe punëtorëve. Të dëgjohen të gjitha komentet, sugjerimet dhe mendimet dhe më pas në bazë të tyre të bëhet harmonizimi dhe të arrihet një ligj cilësor që do t'i përgjigjet nevojave të shoqërisë sonë”, theksoi Trençevska.

Ajo informoi se pas mbajtjes së debatave publike, grupi punues do t'i shqyrtojë të gjitha komentet dhe do të harmonizohen me të gjithë partnerët social.

“Qëllimi ynë është që në gjysmën e dytë të vitit 2023 të miratohet ligji për marrëdhëniet e punës, kryesisht në fillim të gjysmës së dytë të vitit të hyjë në procedurë qeveritare, e më pas në procedurë parlamentare”, theksoi Trençevska.

Aktvendimi i ri ligjor është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe konventat e ratifikuara.

Përfaqësuesit e ministrisë, të cilët janë ekspertë në fushën e së drejtës së punës, prezantuan disa nga risitë e aktvendimit të ri ligjor, si kohëzgjatja e kontratave të punës me afat të caktuar, puna në distancë, puna e amviseseve, pushimi i lehonisë, puna e të miturve, pushimi vjetor, regjistrimi sindikal e të tjera.

U potencuan se janë bërë ndryshime në përkufizimin e disa termave, në mënyrë që të interpretohen drejt institutet.

Kontrata e punës së përhershme mbetet standardi për të cilin ne përpiqemi. Kontrata e punës përcakton rastet kur bëhet një kontratë e re dhe kur aneks. Kontrata e punës me afat të caktuar është e kufizuar në një kohëzgjatje deri në dy vjet me mundësi për të lidhur maksimumi tre kontrata me të njëjtin punëdhënës.
Në rastin e punës sezonale është vendosur një kontratë pune për punë sezonale të përsëritur, ku nëse punëmarrësi do të vazhdojë të punojë edhe në sezonin e ardhshëm, punëdhënësi i paguan atij kontributet gjatë gjithë vitit. Nëse punëmarrësi nuk paraqitet në punë sezonin e ardhshëm pa arsye, ai duhet t'i kthejë fondet e paguara punëdhënësit.

Kjo paraqet siguri si për punëmarrësin ashtu edhe për punëdhënësin.Puna në distancë është gjithashtu një risi nëpërmjet aplikimit të teknologjive informatike dhe komunikimit dhe është rregulluar sipas shabllonit të marrëveshjes kornizë evropiane për kryerjen e punës në distancë dhe janë përgatitur dispozita që korrespondojnë me kushtet tona. Vendi i punës zgjidhet nga puntori. Dhe të dyja palët rregullojnë orarin e punës dhe disponueshmërinë e punonjësit për nevojat e punëdhënësit, mbështetjen teknike, fondet dhe pajisjet e ofruara nga punëdhënësi, si dhe mbrojtjen e privatësisë së punonjësit. Paga e ndihmësve në shtëpi duhet të paguhet me para në dorë dhe të mos jetë më e ulët se paga minimale. Punëtori me orar më të shkurtër se orari i plotë është i barabartë me të drejtat e punëtorit me kohë të plotë, me përjashtim të pagës që paguhet proporcionalisht sipas orarit të punës.

Në vend të pushimit të mëparshëm të lindjes , parashikohet ndarja e pushimit të lehonisë, atërore dhe prindërore. Nëna ka pesë muaj pushim lehonie dhe katër muaj pushim prindëror. Por përveç kësaj,  ka edhe katër muaj leje prindërore për babain.

Ka ndryshime edhe në regjistrimin e sindikatave, tashmë procedura do të fillonte me regjistrim në Regjistrin Qendror, e më pas në regjistrin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Kur punëson një të ri, i cili është i përfshirë në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, pas përfundimit të mësimit, ai mund të punojë 2 orë në ditë dhe 12 orë në javë. Trajnimi praktik në periudhën e verës, kur të rinjtë janë jashtë shkollës, do të mund të punojnë 35 orë në javë ose 7 orë në ditë. Ndryshime ka edhe në kufirin e sipërm të pushimit vjetor, pra kufiri i sipërm është i përjashtuar.

Në fund të debatit publik u shpjeguan disa nga vërejtjet e të pranishmëve dhe u pranuan komentet konstruktive të bëra nga punëdhënësit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.