31.03.2023

Dita e dytë e Konferencës Rajonale "Sfidat me të cilat përballen gratë dhe vajzat në rajon në rrugën drejt BE-së – I zhvendosim kufijtë me zë të lartë dhe me guxim"

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në kuadër të fushatës “E zëshme dhe e guximshme”, duke ia kushtuar muajin Mars shëndetit mendor dhe mirëqenies së grave si parakusht për barazinë gjinore, organizoi Konferencën Rajonale dyditore “Sfidat me të cilat përballen gratë dhe vajzat në rajon në rrugën për në BE- I zhvendosim kufijtë me zë të lartë dhe me guxim”.

Në ditën e dytë të konferencës folën rreth 20 panelistë, përfaqësues të institucioneve nga vendi dhe rajoni, ambasadorë, sektori i biznesit, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe ndërkombëtare, ekspertë nga fusha e barazisë gjinore dhe komunikues.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bitiqi, foli për faktin se femrat nuk kanë nevojë për inkurajim dhe theksoi: “Tashmë jeni të guximshme, nuk keni nevojë për mbrojtje, nuk jeni viktima, nuk keni nevojë t'ju jepet një shans , ju e merrni vetë. Ju femra nuk keni nevojë që unë apo dikush tjetër t'ju tregoi se kush jeni, çfarë mund të bëni dhe çfarë vleni. Ju gratë keni nevojë për mua dhe për të gjithë si unë, të çliruara nga paragjykimet dhe pritshmëritë e mia të akumuluara brez pas brezi. Dhe ky është një proces dhe një rrugë që ne të gjithë do të duhet ta mësojmë përsëri. Jam krenar që ligjet sistematike për mbrojtjen nga diskriminimi, Konventa e Stambollit, përfaqësimi i drejtë, politikat e ndjeshme gjinore dhe e drejta për vlerësim të barabartë të punës janë zbatuar në vendin tonë. Dhe ky është një fakt. Por ne duhet të vazhdojmë të luftojmë të gjitha këto pengesa që janë realitet, por jo dhe fakte. Këto fjalë janë thënë nga unë, por përvojat janë tuajat dhe ju premtoj se do të jem gjithmonë zëri juaj. Me zë të lartë me ju dhe për ju dhe unë do të luftoj që ju të jeni në çdo tavolinë ku merren vendimet, për pavarësinë tuaj financiare dhe barazinë në shtëpi”.

Ambasadori i Japonisë, Kazuja Ocuka, në fjalimin e tij theksoi: “Pjesëmarrja e babait në rritjen e fëmijës është e një rëndësie të veçantë për barazinë gjinore, leja e atësisë për rritjen e fëmijës është një hap drejt kësaj. Kompanitë duhet të inkurajojnë nënat e reja që të marrin leje së bashku me baballarët. Për sa i përket agjendës së barazisë, ne kemi një ligj themelor që duhet të kontribuojë në barazinë gjinore, por në realitet ka një ndryshim në mënyrën se si trajtohen burrat dhe gratë në Japoni. Për sa i përket pranisë së barabartë të burrave dhe grave në kompani, ne kemi udhëzuar kompanitë private që të hetojnë dhe publikojnë të dhënat në mënyrë që situata të përmirësohet”.

Sanja Lukareska, drejtoresha e Drejtorisë së të hyrave publike, theksoi: “Projektet më të mira janë realizuar, kryer dhe zbatuar nga gratë. Kur erdha në këtë pozicion kishte skepticizëm se një e re mund të drejtonte një institucion kompleks. Edhe atëherë dhe sot e kësaj dite, përpiqem të përmirësoj pozitën e gruas në sektorin e biznesit. Sipas statistikave, numri i grave në sektorin e biznesit është në rritje, por gjithsesi përballemi me të ardhura më të ulëta. Gratë meritojnë të kenë të njëjtat të drejta si burrat. Po, nuk ka në sektorin e biznesit, por e vetmja gjë për të bërë është të filloni nga e njëjta shkallë si burrat. Aty ku gratë janë lidere, me potencialin e tyre, ato janë një burim krenarie për kompaninë, ekonominë dhe shoqërinë. Prandaj le të punojmë edhe më shumë sëbashku për të pasur më shumë vetëbesim dhe të jemi era në shpinë”.

David Oberhuber, drejtor i GIZ-it, tha se GIZ merret me tre fusha kryesore: të drejtat, burimet dhe përfaqësimin gjinor. Ai theksoi se sa i përket të drejtave nga rajoni, Maqedonia e Veriut është më e suksesshme në këto fusha. Ai ndau përvojën e projektit duke punuar me noterët nga Ballkani për të inkurajuar raportimin e grave pronare të pronave dhe tokave, ku burrat ende kanë përparësi. Maqedonia e Veriut ka rezultate më të mira se vendet e tjera. Ai foli për rëndësinë e pavarësisë ekonomike.

“Me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale punojmë për të mbështetur kategoritë e rrezikuara përmes një programi mentorimi ku përfshijmë njerëzit në kontinuitet në tregun e punës”, tha Oberhuber.

“Shpresoj që përpjekjet për barazi gjinore që po bëhen në Filip Moris do të ndikojnë edhe në ndryshimin e mendësisë që ekziston në vendin tonë lidhur me këtë çështje. Kjo filozofi duhet të pranohet nga të gjithë punëdhënësit jo vetëm nga kompanitë e mëdha ndërkombëtare dhe duhet të jetë një karakteristikë e natyrshme e kulturës së një kompanie dhe e gjithë mjedisit të biznesit, pa përmendur përjashtimet dhe diversifikimin gjinor si për privilegj. Duhet të jetë normativ”, theksoi Vasilka Salevska Trajkovska nga filip Moris Internacional.

Gordana Gavriloviç, këshilltare e zëvendëskryeministrit,e kulturës dhe kryetare e Trupit Koordinues për Barazi Gjinore të Serbisë, theksoi: "Qeveria e Serbisë është e vendosur fuqishëm në avancimin e barazisë gjinore, siç dëshmohet nga vlerësimet pozitive nga raporti mbi progresin në zbatimin e Objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm. Barazia gjinore është një çështje zhvillimi dhe qasja jonë në këtë fushë bazohet në natyrën multisektoriale të barazisë gjinore dhe futjen e një perspektive gjinore në të gjitha fushat e jetës shoqërore, ndër të tjera, në shkencë, arsim, inovacione që nxisin zhvillimin por edhe energjinë, ekonominë e gjelbër dhe rrethore, mbrojtjen e mjedisit  dhe teknologjitë digjitale. Qasja multisektoriale dhe përfshirja e aspekteve gjinore në politikat kryesore janë vendimtare në procesin e mëtejshëm të përmirësimit të pozitës së grave në Serbi”.

Kika Babiç, Agjencia për Barazi Gjinore, Bosnjë dhe Hercegovinë, theksoi se të gjitha vendet në rajon kanë të njëjtat sfida dhe një qasje të ngjashme për të futur barazinë gjinore në procesin e integrimit evropian.

“Ky proces na bashkon rajonalisht sepse të gjithë e shohim si një proces të përforcimit të të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore. Kjo është edhe nevojë edhe obligim pa të cilin nuk ka përparim në rrugën drejt BE-së”, tha Babiq.Kika Babiç, Agjencia për Barazi Gjinore, Bosnjë dhe Hercegovinë, theksoi se të gjitha vendet në rajon kanë të njëjtat sfida dhe një qasje të ngjashme për të futur barazinë gjinore në procesin e integrimit evropian.

Biljana Pejoviq, udhëheqëse e Departamentit për Barazi Gjinore, Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve, theksoi: "Në bashkëpunim me partnerët përkatës, Qeveria e Malit të Zi përpiqet të përforcojë vetëdijen nën kujdesin e fushave kryesore sociale - media, kulturë, arsim, në mënyrë që të mund të gjenerojmë mbrojtje më të mirë të të drejtave të grave dhe të njeriut, si dhe të të drejtave të njeriut në lidhje me gjinitë dhe identitetet e ndryshme gjinore”. 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.