11.12.2023

Trençevska: Punëtorët dhe të drejtat e tyre janë në radhë të parë, prandaj vazhdojmë të bashkëpunojmë në vazhdimësi me ONP

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska së bashku me delegacionin e RMV-së, takuan drejtoreshën rajonale të Organizatës Ndërkombëtare të Punës për Evropën Qendrore dhe Lindore, Kler Harasti. Në takim, në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi dhe kontributi i Organizatës Ndërkombëtare të Punës në punën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në fushën e të drejtave më të mëdha të punës, punës më të mirë dhe rrjedhshmërisë së punëtorëve në tregun e punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Trençevska në takim i ka sqaruar drejtoreshës projektligjin e ri për marrëdhëniet e punës dhe ka theksuar se janë marrë parasysh të gjitha komentet teknike të Organizatës Ndërkombëtare të Punës. Ajo përkujtoi se përfaqësuesit e ONP-s në RMV morën pjesë aktive në secilën nga dëgjimet publike për ligjin, ku u dhanë komente konstruktive nga të gjitha palët e interesuara.Ministri foli edhe për mjetin e ri të ONP-së për vetëvlerësimin e mekanizmit për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve të punës.

“Ne si shtet aplikuam mjetin e ri të ONP-së për vetëvlerësim të mekanizmit për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve të punës dhe ai u tregua një instrument efektiv që na ndihmoi të zbulojmë mangësitë e mekanizmit tonë”, tha Trençevska.

Ajo foli edhe për bashkëpunimin e frytshëm mes MPPS dhe ONP-së në fushën e shëndetit dhe sigurisë në punë.

“Kemi kohë që po punojmë për një ligj të ri për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe kur të përfundojë përgatitja e tij, do të ishte me rëndësi të madhe që të marrim komente teknike edhe për këtë ligj, duke pasur parasysh faktin se ligji do të duhet të bashkojë një pjesë të madhe të standardeve ndërkombëtare të punës në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, të cilat janë të nevojshme nëse dëshirojmë të avancojmë të drejtat e punës në tërësi”, theksoi Trençevska.

Në takim u përmend edhe përgatitja e Ligjit të ri për mbrojtjen nga ngacmimet në vendin e punës. Ministri theksoi se duhet të jetë në përputhje me Konventën për Mbrojtjen nga Dhuna dhe Ngacmimi nr. 190 e cila në RMV u ratifikua këtë vit.

Në fund të takimit, drejtoresha Harasti tregoi gatishmërinë e ONP-së për t'iu bashkuar sinkronizimit të Ligjit për mbrojtjen nga ngacmimi në vendin e punës me Konventën nr. 190 dhe theksoi se është një kënaqësi e vërtetë që Qeveria ka bashkëpunim të vazhdueshëm me zyrën e ONP-s në RMV. Ajo theksoi se çdo ndihmë e nevojshme nga ekipet e ministrisë për avancimin e çështjeve për të cilat qëndron ONP do të jepet me vetëmohim.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.