25.12.2023
Trençevska: Lumturia ndahet edhe mes më të vjetërve edhe më të rinjve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka qëndruar në terren në Prilep, Krivogashtan dhe Manastir. Në kuadër të aktiviteteve - Ndahet lumturia, të cilat i zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetjen e fondacionit “ZAEV”, sot janë ndarë më shumë se 100 pako me ushqime për një kategori të cenueshme të qytetarëve.

Krahas ndarjes së pakove, ministrja Trençevska së bashku me ministren e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, ishin të pranishme në shfaqjen teatrale”Qentë magjikë dhe sekreti i kutisë”.
Pas përfundimit të shfaqjes, nga dy ministret u ndanë pako për mbi 100 fëmijë.
