26.12.2023

MPSS: 54 vende të reja në shtëpinë e të moshuarve në Probishtip

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençvska, sot së bashku me kryetarin e Komunës së Probishtipit, Dragan Anastasov, nënshkruan kontratë për kryerjen e punëve ndërtimore me qëllim të shndërrimit të krahut jugor të Shtëpisë së Shëndetësisë “Neda Mihajlova” në një shtëpi për të moshuarit.

Ndërtimi i shtëpisë është në përputhje me programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndryshimin dhe plotësimin e programit për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtje sociale dhe shtëpive për të moshuarit për vitin 2023.

Shtëpia do të ketë kapacitet për 54 persona, ndërsa për projektin e adaptimit është paraparë të investohen mbi 8 milionë denarë me TVSH për pajisje dhe mbi 34 milionë denarë me TVSH nga Buxheti i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Gjatë nënshkrimit të kontratave, ministrja theksoi se sipas shembullit të Komunës së Probishtipit, të gjitha komunat duhet të jenë proaktive dhe të propozojnë projekte që do të ofrojnë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët në të gjitha komunat.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.