11.12.2023
MPPS: Trençevska kryeson delegacionin e RMV-së në Budapest, Hungari
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, mëngjesin e sotëm ka udhëtuar për në Budapest të Hungarisë për të marrë pjesë në konferencën “Menaxhimi i mungesës së fuqisë punëtore në Ballkanin Perëndimor” organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe OSBE-së.

Trençevska do ta hapë konferencën dhe do të marrë pjesë edhe në pjesën punuese të saj. Gjatë qëndrimit në Budapest, ajo do të takohet edhe me drejtoreshën rajonale të ILO-s, Kler Harasti.
Delegacioni i kryesuar nga ministrja Trençevska përbëhet nga sekretari shtetëror i MPPS-së, Flakron Bexheti, shefi i kabinetit të MPPS-së, Natasha Dimeska, koordinatori kombëtar i ONP-së në RMV, Emil Krstanovski, kryetari i ORM-së, Vladanka Trajkovska, kryetari i SSM-së Sllobodan Trendafilov, përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përfaqësues nga sindikatat dhe punëdhënësit.