05.12.2023

MPPS: “Mozaiku”u bashkua edhe në Manastir

“Për dhunën, duhet të flasim 365 ditë, ndërsa “Mozaik”- flet intensivisht për këto 16 ditë për të gjitha llojet e dhunës me të cilat përballet sidomos brezi i ri. Fushata jonë i kushtohet pikërisht veprimit të përbashkët të të gjithë pjesëmarrësve në parandalimin e dhunës” tha Trençevska.

Në Manastir sonte u mbajt edhe një ngjarje tjetër nga fushata "Mozaik", e organizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, zyra e UNFPA-së në RMV me mbështetjen e Ambasadës Britanike. Folës në këtë manifestim ishin ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, përfaqësuesja e UNFPA-së, Jovanka Brajoviq Grigorijeviq, drejtoresha e manifestimit Vera e Ohrit, Natasha Popoviq dhe autorja Jasmina Atanasova.

“Dhuna në familje nuk është dramë familjare, dhuna nuk është zhanër. Është një alarm, është një thirrje me zë të lartë. Një grua që kërkon ndihmë nuk e prish familjen. E kundërta. Ajo është viktimë. Fatkeqësisht, teknologjitë e reja, interneti, rrjetet sociale….bëhen një mjet për dhunën digjiitale ndaj të rinjve dhe grave. Kjo dhunë me tastierë, e cila fillimisht u përkufizua si ngacmim, po merr përmasa të gjera dhe po bëhet një problem mbarëbotëror, duke u ngjitur lart në shkallët e dhunës me pasoja të rënda dhe të qëndrueshme. Prandaj duhet denoncuar kjo lloj dhune”, tha ministrja e Kulturës.

Ajo foli për ndikimin e gjuhës së urrejtjes në mediat sociale veçanërisht te gratë. Drejtoresha e manifestimit të verës së Ohrit, Natasha Popoviq, e vazhdoi këtë. Ajo tha se diskriminimi në të gjitha format e tij është i pranishëm edhe tek femrat në kulturë, ndaj ka theksuar se ka diskriminim sipas gjinisë, racës, kombësisë, orientimit seksual etj. Ajo ka shpjeguar edhe gjendjen e saj si drejtoreshë e “Verës së Ohrit”.

“Në fillim të postit tim si drejtoreshë, kam qenë dëshmitare e bisedave që shprehin mosbesim në menaxhimin tim. Aq e dënuar dhe e diskriminuar paraprakisht, sa nuk do të mund të menaxhoj një institucion të këtij lloji. Mosbesim dhe sjellje të pahijshme më janë shprehur edhe gjatë koncerteve të muzikës klasike, ndonjëherë pasi eventi kulturor përfundonte me rrëfim personal dhe falje nga autorët”, tha Natasha.

Përfaqësuesja i UNFPA-së foli për bashkëpunimin e agjencisë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

“Gjatë viteve të fundit, në partneritet me Ambasadën Britanike dhe MPPS, ne kemi krijuar një model bashkëpunimi, i cili na lejon të shohim arritjet e përbashkëta dhe të përshkruajmë rrugën e synimeve të ardhshme. Ky partneritet përfshin në mënyrë të barabartë Ministrinë e Brendshme, shëndetësinë, drejtësinë, arsimin dhe organizatat e shoqërisë civile, akademinë dhe sektorin privat. Secili ka rolin dhe përgjegjësinë e tij dhe duhet ta marrë atë”, tha Brajoviq Grigorijeviq.

Aktivitetin e mbylli autorja Jasmina Atanasova, e cila përmes librit të saj u ndal në dërgimin e një mesazhi të fortë për luftën kundër dhunës.

"Ai që shpëton një jetë, shpëton të gjithë botën - një frazë nga Talmudi."Dhe ai që shpëton veten, shpëton Universin. A nuk është ky një lajm jashtëzakonisht i mirë?”, tha Jasmina Atanasova.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.