19.12.2023
MPPS: Më shumë mjete për komunat për rritjen e kapaciteteve në kopshte
Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot nënshkroi 5 marrëveshje për rregullimin e ndërsjellë të të drejtave dhe detyrimeve në lidhje me realizimin e mjeteve nga grantet kapitale.
Ministria ka nënshkruar marrëveshje me Komunën e Butelit, Komunën e Kisella Vodës, Komunën e Gjorçe Petrovit, Komunën e Aerodromit dhe Komunën e Karposhit.
Me nënshkrimin e kontratave të projektit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes buxhetit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ndanë mbi 4 milionë euro për komunat.
Vazhdoi bashkëpunimi i pushtetit qendror dhe atij lokal.
Me nënshkrimin e kontratave, Qeveria edhe një herë tregoi se nevojat e qytetarëve dhe zhvillimi i komunave janë në radhë të parë.
