28.12.2023

Mbështetja financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve është në llogaritë e tyre të tyre

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se ndihma financiare sipas Ligjit për mbështetje financiare është paguar. Në këtë grup pagesash përfshihen përfituesit e një shtese të veçantë, përfituesit e së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar, prindër të vetëm, të cilët janë përfitues të regjistruar të ndihmës minimale të garantuar dhe përfitues të së drejtës për pension në shumën deri në 19.000 denarë.

Mbështetja financiare për shfrytëzuesit e parashikuar me këtë ligj është 2.000 denarë në muaj për shfrytëzuesit e shtesës së veçantë, për shfrytëzuesit e së drejtës në kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar dhe për prindërit e vetëm që janë përfitues të ndihmës minimale të garantuar, për një periudhë prej pesë muajsh, duke filluar nga dhjetori 2023.

Mjetet për përfituesit e së drejtës për pension deri në 19.000 denarë, për një periudhë pesë mujore, duke filluar nga dhjetori 2023, arrin në:

 

  • 3.000 denarë në muaj për përfituesit e pensionit të cilët kanë arritur të ardhura në bazë të pensionit mujor në shumë prej jo më shumë se 14.000 denarë në muajin paraprak të muajit në të cilin është bërë pagesa e  mbështetjes financiare,
  • 2.000 denarë në muaj për përfituesit e pensionit të cilët kanë arritur të ardhura në bazë të pensionit mujor në shumë prej 14.001 denarë deri në 16.000 denarë në muajin paraprak të muajit në të cilin është bërë pagesa e mbështetjes financiare dhe
  • 1.500 denarë në muaj për përfituesit e pensionit të cilët kanë arritur të ardhura në bazë të pensionit mujor në shumë prej 16.001 denarë deri në 19.000 denarë në muajin paraprak të muajit në të cilin është bërë pagesa e mbështetjes financiare.

 

Kjo mbështetje financiare kryhet pa kërkesë të shfrytëzuesve, në bazë të të dhënave nga evidenca e qendrave për punë sociale dhe Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut, për të drejtë të ushtruar në muajin paraprak të muajit në të cilin është bërë pagesa mbështetjes financiare.

Nëse disa nga qytetarët, përkatësisht përfituesit e kategorive të parashikuara në këtë ligj, nuk kanë marrë mbështetje financiare, ata mund të paraqesin kundërshtim në Komisionin për vendimmarrje për kundërshtimet e mbështetjes financiare pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, brenda tetë ditëve nga dita e pagesës së mbështetjes financiare.

Komisioni, pas kundërshtimeve të paraqitura, merr vendim brenda 15 ditëve nga dita e paraqitjes së kundërshtimit.

Në të njëjtën kohë, Komisioni i dërgon një njoftim kërkuesit dhe institucioneve për kundërshtimet e miratuara dhe për kundërshtimet e refuzuara ndaj parashtresave.

Qytetarët parashtrojnë kundërshtimet e tyre në mënyrë elektronike në adresën elektronike: prigovori@mtsp.gov.mkose në arkivin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, me shënimin “Komisionit për Vendimmarrje për Kundërshtime për mbështetje financiare”.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se ndihma financiare sipas Ligjit për mbështetje financiare është paguar. Në këtë grup pagesash përfshihen përfituesit e një shtese të veçantë, përfituesit e së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar, prindër të vetëm, të cilët janë përfitues të regjistruar të ndihmës minimale të garantuar dhe përfitues të së drejtës për pension në shumën deri në 19. 000 denarë.

 

Mbështetja financiare për shfrytëzuesit e parashikuar me këtë ligj është 2.000 denarë në muaj për shfrytëzuesit e shtesës së veçantë, për shfrytëzuesit e së drejtës në kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar dhe për prindërit e vetëm që janë përfitues të ndihmës minimale të garantuar, për një periudhë prej pesë muajsh, duke filluar nga dhjetori 2023.

 

Mjetet për përfituesit e së drejtës për pension deri në 19.000 denarë, për një periudhë pesë mujore, duke filluar nga dhjetori 2023, arrin në:

    

3.000 denarë në muaj për përfituesit e pensionit të cilët kanë arritur të ardhura në bazë të pensionit mujor në shumë prej jo më shumë se 14.000 denarë në muajin paraprak të muajit në të cilin është bërë pagesa e  mbështetjes financiare,

2.000 denarë në muaj për përfituesit e pensionit të cilët kanë arritur të ardhura në bazë të pensionit mujor në shumë prej 14.001 denarë deri në 16.000 denarë në muajin paraprak të muajit në të cilin është bërë pagesa e mbështetjes financiare dhe

1.500 denarë në muaj për përfituesit e pensionit të cilët kanë arritur të ardhura në bazë të pensionit mujor në shumë prej 16.001 denarë deri në 19.000 denarë në muajin paraprak të muajit në të cilin është bërë pagesa e mbështetjes financiare.

Kjo mbështetje financiare kryhet pa kërkesë të shfrytëzuesve, në bazë të të dhënave nga evidenca e qendrave për punë sociale dhe Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut, për të drejtë të ushtruar në muajin paraprak të muajit në të cilin është bërë pagesa mbështetjes financiare.

 

 

Nëse disa nga qytetarët, përkatësisht përfituesit e kategorive të parashikuara në këtë ligj, nuk kanë marrë mbështetje financiare, ata mund të paraqesin kundërshtim në Komisionin për vendimmarrje për kundërshtimet e mbështetjes financiare pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, brenda tetë ditëve nga dita e pagesës së mbështetjes financiare.

 

Komisioni, pas kundërshtimeve të paraqitura, merr vendim brenda 15 ditëve nga dita e paraqitjes së kundërshtimit.

 

Në të njëjtën kohë, Komisioni i dërgon një njoftim kërkuesit dhe institucioneve për kundërshtimet e miratuara dhe për kundërshtimet e refuzuara ndaj parashtresave.

 

 

Qytetarët parashtrojnë kundërshtimet e tyre në mënyrë elektronike në adresën elektronike: ompravori@mtsp.gov.mk, ose në arkivin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, me shënimin “Komisionit për Vendimmarrje për Kundërshtime për mbështetje financiare”.

 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.