20.12.2023

Më 28 dhjetor do të kryhet pagesa e mbështetjes financiare

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i njofton qytetarët se sipas Ligjit për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve, pagesa e mbështetjes financiare do të kryhet për këto kategori të qytetarëve:

  • përfituesit e një shtese të veçantë;
  • përfituesit e së drejtës së shtesës për shkak të aftësisë së kufizuar;
  • kryefamiljarët, të cilët janë përfitues të regjistruar të ndihmës minimale të garantuar dhe
  • shfrytëzuesit e së drejtës për pension në shumën deri në 19.000 denarë.

Mbështetja financiare për shfrytëzuesit e përfshirë me këtë ligj është 2.000 denarë në muaj për shfrytëzuesit e shtesës së veçantë, për shfrytëzuesit e së drejtës së shtesës për shkak të aftësisë së kufizuar dhe për kryefamiljarët që janë përfitues të ndihmës minimale të garantuar, për një periudhë prej pesë muajsh, duke filluar nga muaji dhjetor i vitit 2023.

Mbështetja financiare për shfrytëzuesit e së drejtës në pension deri në 19.000 denarë, për një periudhë pesë mujore, duke filluar nga muaji dhjetor i vitit 2023, arrin në:

  • 3.000 denarë në muaj për shfrytëzuesit e pensionit të cilët kanë realizuar të ardhura në bazë të pensionit mujor në shumë prej jo më shumë se 14.000 denarë në muajin paraprak të muajit në të cilin është bërë pagesa e mbështetjes financiare;
  • 2.000 denarë në muaj për shfrytëzuesit e pensionit të cilët kanë realizuar të ardhura në bazë të pensionit mujor në shumë prej 14.001 denarë deri në 16.000 denarë në muajin paraprak të muajit në të cilin kryhet pagesa e mbështetja financiare dhe
  • 1.500 denarë në muaj për shfrytëzuesit e pensionit të cilët kanë realizuar të ardhura në bazë të pensionit mujor në shumë prej 16.001 denarë deri në 19.000 denarë në muajin paraprak të muajit në të cilin është kryer pagesa e mbështetjes financiare.

Pagesa e mbështetjes financiare do të kryhet pa parashtruar kërkesë nga shfrytëzuesit, në bazë të të dhënave nga evidenca e qendrave për punë sociale dhe Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, për të drejtën e ushtruar në muajin paraprak të muajit në të cilin është kryer pagesa e mbështetjes financiare.Nëse disa nga qytetarët/përfituesit e kategorive të përfshira në këtë ligj nuk kanë marrë mbështetje financiare, mund të parashtrojnë kundërshtim në Komisionin për vendimmarrje për kundërshtimet e mbështetjes financiare pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në afat prej tetë ditësh nga dita e pagesës së mbështetjes financiare.

Komisioni, pas kundërshtimeve të parashtruara, merr vendim në afat brenda 15 ditëve nga dita e parashtrimit të kundërshtimit. Në të njëjtën kohë, Komisioni për kundërshtimet e miratuara i dërgon njoftim kërkuesit dhe institucioneve kurse për kundërshtimet e refuzuara deri tek parashtruesi.

Qytetarët i parashtrojnë kundërshtimet e tyre në mënyrë elektronike në adresën elektronike: prigovori@mtsp.gov.mk, ose në arkivin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, me shënimin “Komisionit për Vendimmarrje për Kundërshtime për mbështetje financiare”.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale gjithashtu njofton se pagesa e mbështetjes financiare për muajin dhjetor 2023 do të bëhet më datën 28.12.2023. 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.