09.12.2021

Shahpaska: Vetëm me qasje sistematike dhe të përbashkët do t’i japim fund heshtjes dhe do të luftojmë me dhunën ndaj grave dhe dhunës në familje

“Në një shoqëri do të kemi tregim të suksesshëm për ballafaqimin me dhunën mbi gratë dhe vajzave dhe dhunën me bazë gjinore vetëm nëse të gjitha hallkat e zinxhirit të luftës koordinuese kundër dhunës, në mënyrë të barabartë e japin kontributin e vet”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në panel diskutimin “Konventa e Stambollit dhe Ligji i ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna mbi gratë – që do të ndryshohet në qasjen për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna mbi gratë?”, në organizim të zyrës së Fondit për popullsi të Kombeve të Bashkuara – UNFPA në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë.


“Vazhdimisht duhet të zbatohen fushata shoqërore përmes së cilave do të përforcohet ndërgjegjësimi publik për njohjen e dhunës në një pjesë të mjediseve që udhëheqin stereotipet tradicionale, tradita familjare si praktikë e ndërtuar e sjelljes dhe shpërndarjes jo të barabartë e fuqisë në familje që duhet të kalojë në aktivitetin koordinues dhe punën në ekip, para se gjithash të MPPS-së dhe MPB-së të cilat gjenden në linjën e parë të fronit ku viktimat e paraqesin dhunën. Edhe këtu është e domosdoshme të vazhdohet me trajtime të cilat do të mundësojnë krijimin e profesionistëve brenda në MPV por edhe në Qendrat e Punës Sociale që saktë do të merrem me çështjen e sferës së gjinisë së bazuar, dhunës, përkatësisht, në përgjithësi me dhunën si mbi gratë ashtu edhe mbi vajzat”, tha ministrja Shahpaska.


Në panel diskutimin ku patën fjalën edhe bashkëshortja e kryetarit Elizabeta Gjorgievska, ambasadorja britaneze Rejçel Galovej, shefi për bashkëpunim i Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut Stefen Hudolini dhe koordinatori i përhershëm i KB Rosana Duxhak, ministrja tha se me Ligjin e ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna mbi gratë dhe dhunës në familje me të cilën për herë të parë zbatohet veprimi i institucioneve me kujdes të duhur”, mundësohet përgjigje e integruar multisektoriale dhe multidisciplinuese në ballafaqimin me dhunën, që paraqet bazë solide për plotësimin e standardeve nga Konventa e Stambollit.

Ajo informoi se tani më janë krijuar shërbime të specializuara për viktimat dhe se 13 prej tyre janë Qendra për viktimat e dhunës në familje dhe dhunë në bazë gjinore, tre Qendra të krizës për viktimat e dhunës seksuale, 10 qendra të specializuara këshillimi për gratë viktima të dhunës dhe dhunës në familje dhe tetë këshillimore të reja të specializuara për trajtime psiko-sociale për ushtruesit e dhunës në familje.


“Shërbimet që i marrin viktimat e përkujdesur përfshijnë mbrojtje, mbështetje të të drejtave, sigurisë dhe mirëqenies të grave dhe vajzave viktima të dhunës. Ata kanë edhe sistemim të sigurte, këshillim dhe sigurim të informatave të të drejtave të tyre. Shtesë, bëhet fjalë për përforcim ekonomik të viktimave. Qëllimi është gjatë kohës së qëndrimit nga tre deri maksimum 12 muaj në Qendrat e përkujdesit të viktimave, të mundësohet përfshirje e tyre aktive në tregun e punës, duke marr parasysh faktin se varësia ekonomike është ajo që sjell që viktima përsëri kthehet në kulmin e dhunuesit dhe përsëri të paraqitet në përpjekje të reja të kryerjes së dhunës”, tha ministrja Shahpaska.

Në përputhje me Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen e dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje, Qeveria formoi Trupin Nacional Koordinues për zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje, që është kompetente edhe për politikat nga fusha e dhunës në bazë gjinore mbi gratë dhe dhunës në familje.


“Kur do të bëhet ai rrjet ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Shëndetësisë, Drejtësisë, Arsimit dhe Shkencës, Punëve të Brendshme, pastaj përfaqësuesit e Kuvendit dhe anëtarët e tjerë që në fakt e përbëjnë Trupin Nacional Koordinues, dukshëm zvogëlohet koha për zgjidhjen e problemeve të lidhur për dhunën në familje. Parandalohet hidhërimi i viktimave nëpër institucione, sepse ky trup në fakt ofron ndihmë gjithëpërfshirëse dhe mbështetje. Pikërisht kjo i nevojitet viktimës. Është fakt se para nesh kemi ende punë, para se gjithash në avancimin e shërbimeve, qasje multi sektoriale, detektimi i hershëm, si dhe ngritja e ndërgjegjësimit tek gratë se raportimi i dhunës është shumë i rëndësishëm. Vetëm së bashku, të bashkuar, mund t’i japim fund heshtjes dhe të luftojmë me dhunën në familje dhe dhunën mbi gratë dhe vajzat”, tha Shahpaska.

Me projektin “Mbështetje të zbatimit të Planit Nacional të Veprimit për Konventën e Stambollit”, të financuar nga Ambasada e Holandës, janë realizuar Trajnime për trajnues për programin për dhunën në bazë gjinore dhe për ofruesit e shërbimeve të specializuara për viktimat.

Për shkak të pandemisë Covid, duke pasur parasysh që viktima një kohë të gjatë mbetet e mbyllur me dhunuesin në shtëpi, MPPS së bashku me UNDP e krijon aplikacionin e parë në celular për ndihmë dhe mbështetje të viktimave të dhunës “Ji e sigurt”, e disponueshme në gjuhën maqedonase, shqipe dhe gjuhën rome.

Panel diskutimi “Konventa e Stambollit dhe Ligji i ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna mbi gratë – që do të ndryshohet në qasjen për parandalim dhe mbrojtje të dhunës mbi gratë?” Panel diskutimi e shënoi fillimin e projektit “Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna në bazë gjinore në Maqedoninë e Veriut”, në kuadër të fushatës së këtij viti “16 ditë aktivizëm kundër dhunës mbi gratë dhe vajzave – Ngjyrose botën me bojë portokalli: t’i jepet fund dhunës ndaj gratë TANI!”​

 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.