21.12.2021

Shahpaska për “Brifingun e mëngjesit”: Me Ligjin për të dielën – ditë jo pune i avancojmë të drejtat e punëtorëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale në intervistën e sotme për “Brifingun e mëngjesit” vlerësoi se me zgjidhjen e re ligjore që parashikon e diela të jetë ditë e pushimit javor avancohen të drejtat e punëtorëve, që është parakusht për një punëtor i motivuar.

“Më bëhet qejfi që Kuvendi, pas një viti debat transparent me të gjithë pjesëmarrësit e përfshirë në shoqërinë tonë, sindikatat, përfaqësuesit e punëdhënësve, odat ekonomike dhe partnerët tjerë të dialogut social, e miratoi Ligjin e Marrëdhënieve të Punës, i cili parashikon e diela të jetë ditë e pushimit javor. Ky Ligj parashikon 92 për qind e punëtorëve do të pushojnë të dielën. Do të punojnë vetëm ato veprimtari që janë të domosdoshme për funksionimin normal të shtetit, siç janë punonjësit në sektorin elektro-distributiv, sektorin e shëndetësisë, veprimtaritë komunale... Punonjësit të cilët do të punojnë të dielën do të marrin shtesë të pagës prej 50 deri 100 për qind më shumë për çdo orë të kaluar. Punonjësit janë kapitali jonë më i madh njerëzor, avancimi i të drejtave të tyre është prioritet për Qeverinë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale”, theksoi ministrja Shahpaska.

Ajo shtoi se gjatë përgatitjes së zgjidhjes ligjore janë përdorur përvoja pozitive edhe nga vendet fqinje dhe nga shtetet tjera evropiane.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.