16.12.2021

Shahpaska: Lidhja dhe shkëmbimi i të dhënave ndërmjet institucioneve kontribuon në krijimin e suksesshëm të politikave, programeve dhe shërbimeve më efikase dhe në kohë për qytetarët 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot ka mbajtur fjalim në ngjarjen përfundimtare të projektit “Përmirësimi i cilësisë së të dhënave dhe fuqizimi i politikëbërjes”, financuar nga BE-ja. Qëllimi i kësaj ngjarje ishte prezantimi i rezultateve të arritura nga ky projekt, në të cilin përveç Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ishin përfshirë edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Ministrja Shahpaska në fjalën e saj theksoi se cilësia e institucioneve dhe efikasiteti i administratës publike janë faktorë kyç për mirëqenien ekonomike dhe sociale të një vendi, si dhe që kapaciteti administrativ është parakusht për përmbushjen e obligimeve dhe synimeve në rrugën drejt BE-së, për krijimin e rritjes së qëndrueshme dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

 

“Një nga konkluzionet e dialogut ekonomik të këtij viti BE-Ballkani Perëndimor është forcimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimit ndërmjet agjencive të punësimit dhe qendrave të punës sociale, krijimi i shërbimeve të integruara dhe përfshirja më e mirë në tregun e punës. Lidhja elektronike dhe shkëmbimi i të dhënave për përfituesit e ndihmës së garantuar minimale, që mundësohet nga ky projekt synon përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në fund ofrimin e shërbimeve më efikase, cilësore dhe në kohë për qytetarët. Falë shkëmbimit elektronik të të dhënave, deri më tani janë përgatitur plane individuale për aktivizim për rreth 1100 përfitues të ndihmës së garantuar minimale”, tha ministrja Shahpaska. 

Ajo theksoi se përmes lehtësimit të aksesit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në të dhënat e Agjencisë së Punësimit thjeshtohet monitorimi i politikave dhe masave të punësimit dhe, në të njëjtën kohë, është i rëndësishëm për transparencë dhe llogaridhënie më të madhe të institucioneve ndaj publikut dhe taksapaguesve.

 

Me ueb shërbimet e zhvilluara, përkatësisht mjeteve për shkëmbim të të dhënave, mundësohet lidhja e bazave të të dhënave përmes platformës për ndërveprim dhe shkëmbim elektronik të të dhënave ndërmjet Agjencisë së Punësimit dhe Ministrisë së Arsimit. Kjo mundëson verifikimin më efikas dhe më të shpejtë të të dhënave për statusin social, arsimor, statusin e punonjësit, përfshirjen në masa aktive të punësimit, si dhe përgatitjen elektronike të planeve të aktivizimit individual. Kjo kontribuon në uljen e barrës administrative dhe kostove të qytetarëve dhe punonjësve në shërbime. 

Ministrja theksoi se kapacitetet institucionale për parashikime afatgjata forcohen përmes përmirësimit të modelit HERMAK dhe analizës së tregut të punës. “Modeli HERMAK për parashikimin me parametra kyç është përmirësuar në 20 sektorë të ndryshëm ekonomikë, duke ndjekur tendencat e reja në fushën e parashikimit të tregut të punës. Rezultatet e modelit janë dhe do të jenë mbështetje gjatë përgatitjes së dokumenteve strategjike dhe të veprimit, programeve, modeleve që kanë të bëjnë me punësimin, punësimin e të rinjve, tregun e punës dhe profesionet”, tha Shahpaska.

 

Ajo e theksoi nevojën për të investuar në digjitalizim si një nevojë thelbësore për të ndërtuar një shoqëri që do të ndjekë trendet moderne të zhvillimit evropian dhe botëror, si dhe se futja e të njëjtit në të gjitha institucionet dhe në të gjitha nivelet, nënkupton lehtësimin e qasjes së qytetarëve në të drejta dhe shërbime. Në këtë ngjarje krahas ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, morën pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, shefi i Departamentit të Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së, Stefan Hudolin, udhëheqësja e ekipit të projektit Slavica Dimovska dhe bashkëpunëtorë të tjerë të këtij projekti. 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.