06.12.2021

Shahpaska: Audio-lexuesi “Hana”, i disponueshëm për personat e verbër të cilët flasin gjuhën shqipe është një konfirmim i konceptit “Një shoqëri për të gjithë” 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, së bashku me zëvendëskryetarin e parë të Qeverisë, Artan Grubi, sot promovuan audio-lexuesin në gjuhën shqipe të ashtuquajtur “Hana”, i cili personave të verbër dhe personave me shikim të dëmtuar do t’u mundësojë që tekstin e shkruar ta dëgjojnë dhe kuptojnë në versionin audio. Në promovim, që u mbajt vetëm disa muaj pas promovimit të audio-lexuesit në gjuhën maqedonase – Kiko, morën pjesë edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë Denada Seferi, si dhe Sanja Bojaniq, zëvendëspërfaqësuese e përhershme e UNDP-së, me ndihmën e së cilës MPPS-ja e krijoi këtë aplikacion.

 

“Me të vërtetë ishte një sfidë përpunimi i një aplikacioni i cili do ta lehtësojë jetën e personave të verbër dhe personave me shikim të dëmtuar në vendin tonë. Kur flasim për konceptin “Një shoqëri për të gjithë”, unë me të vërtetë besoj në këtë koncept, sepse bukurinë e një mozaiku shoqëror e bëjnë diferencat. Gjatë krijimit të aplikacionit, filluam nga ajo që paraqet një moto të personave me aftësi të kufizuara, “asgjë për ne, pa ne”. Kështu, në krijimin e aplikacionit për personat e verbër dhe personat me shikim të dëmtuar ishin të përfshirë në mënyrë aktive edhe përfaqësuesit e Këshillit Nacional të të Verbërve të Maqedonisë së Veriut, ndërsa kyçe ishte edhe mbështetjen që na dha UNDP-ja”, tha ministrja Shahpaska, në promocionin e sotëm të audio-lexuesit “Hana”. Ajo theksoi se audio-lexuesi “Hana”, do të mund ta përdorin rreth 5.000 të verbër nga rajoni që e kanë shqipen gjuhën amtare. Sipas saj, solidariteti dhe humanizmi do të paraqesin ura për ndërtimin e miqësisë midis fqinjëve.

 

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së RMV-së, Artan Grubi, shprehi kënaqësi të madhe sepse personave të verbër dhe personave me shikim të dëmtuar të cilët flasin gjuhën shqipe, prej sot dukshëm do t’u lehtësohet jeta e përditshme.  

“Angazhimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është të krijojë shoqëri për të gjithë, ku të gjithë do të kenë qasje të barabartë në arsim, punësim, shëndetësi dhe mbrojtje të barabartë nga çdo diskriminim. Në strategjitë dhe politikat e saj, Qeveria ka angazhim të qartë për përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara. Në përputhje me dispozitat e Konventës së KB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, nënshkrues i së cilës është dhe vendi ynë, kemi qëllim strategjik t’i përmirësojmë kushtet për përfshirjen e plotë të personave me aftësi të kufizuar në të gjitha shoqëritë”, theksoi Grubi. 

Aplikacioni i audio-lexuesit digjital do të jetë falas dhe në dispozicion për të gjithë shfrytëzuesit e Android sistemeve me emrin RHVoice, telefonat celularë, desktop kompjuterët ose pajisjet e tjera elektronike. 

Pasi që të instalohet aplikacioni RHVoice, nevojitet të zgjidhet gjuha “shqipe” në listën e gjuhëve, pastaj të shtypet “instalo” menjëherë afër titullit Hana. Mundësinë për përdorimin rajonal të aplikacionit “Hana”, e përshëndeti dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Republikës së Shqipërisë, Denada Seferi. “Lloji i tillë i aplikacionit është me rëndësi të madhe për personat e verbër në tërë rajonin. Audio-lexuesi “Hana” paraqet dhënien e shansit për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje. Hapja e mundësive për integrimin e tyre më të madh në shoqëri”, vlerësoi Seferi.

 

Zv/përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Sanja Bojaniq, tha se në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, si bazë e përpjekjeve të KB-së, qartë definohet se të gjithë personat me aftësi të kufizuara duhet të gëzojnë të gjitha të drejtat e njeriut, por në të njëjtën kohë kjo mbron dinjitetin e bashkëqytetarëve tanë. 

“UNDP MK më shumë se 10 vite, së bashku me partnerët nacional, punon në vend në drejtim të përmbushjes së parimeve të Konventës dhe realizimit të saj edhe në praktikë. Audio-lexuesit në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe janë shembujt e duhur për këtë angazhim”, theksoi Bojaniq. 

Gjatë përpunimit të këtij version të lexuesit, rol aktiv kanë edhe anëtarët e Lidhjes Nacionale të të Verbërve, të cilët ishin dhe janë të përfshirë në të gjitha fazat e realizimit të projektit. 

Për kryetarin e Lidhjes Nacionale të të Verbërve, Zharko Sellkovski, përpunimi i audio-lexuesit paraqet një hap të madh në cilësinë e jetës së kësaj kategorie të qytetarëve. 

Përdorimi i audio-lexusit si aplikacion është shumëqëllimor. Përveç personave të verbër, produktin do të mund ta shfrytëzojnë edhe personat me vështirësi në mësim, personat me disleksion dhe të gjithë ata persona të cilët informacionet më mirë mund t’i kuptojnë në formatin audio. 

Në dy versionet e audio-lexuesit punoi një ekip i përbërë nga ekspertë të IT-së nga kompania amerikane e specializuar për përpunimin e sintezave të të folurit me përvojën e përpunimit të produkteve të tilla për disa zona të të folurit, të mbështetur nga ekipi lokal dhe rajonal nga filologët dhe linguistët e institucioneve të njohura.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.