07.10.2021

Takimi Shahpaska-Manstirliu: Aktivizimi i tregut të punës dhe decentralizimi i shërbimeve sociale janë prioriteti kryesor dhe kyç për reformë të suksesshme sociale

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, pasdite në Tiranë, kishte takim me ministren e Shëndetësisë dhe Çështjet Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ku folën për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në pjesën e çështjeve sociale.

Të dy bashkëbisedueset shkëmbyen përvoja për politikat sociale që dy shtetet i udhëheqin për mbështetje të kategorive të rrezikuara të qytetarëve.

Kujdes të veçantë iu përkushtua nevojës së decentralizimit të shërbimeve sociale, për të cilën është e domosdoshme bashkëpunimi intensiv me vetëqeverisjet lokale.

Në këtë kontekst, ministrja Shahpaska informoi se përmes Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale mbështet 19 projekte për 24 komuna, me qëllim të sigurojë decentralizimin e shërbimeve sociale.

“Shërbimi ndihmë dhe përkujdes në shtëpitë e të moshuarve edhe për personat me aftësi të kufizuar tanimë funksionon. Qytetarët janë të kënaqur, sepse fitojnë mbështetje në aktivitetet e përditshme në shtëpinë e tyre. Me këtë projekt në tërë shtetin do të përfshihen 900 përfitues, ndërsa shërbimin do ta ofrojnë 300 ofrues të trajnuar të shërbimit”, theksoi Shahpaska, duke shtuar se njëkohësisht bëhet fjalë edhe për hapjen e qendrave ditore për personat me aftësi të kufizuar.

Ajo informoi se reforma sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila ka për qëllim të zvogëlojë varfërinë dhe ta përforcojë përfshirjen e qytetarëve të rrezikuar dhe personave me aftësi të kufizuar, dha rezultate, ndërsa kjo ishte në veçanti e dukshme në periudhën e pandemisë me Covid-19.

 

Ministrja shqiptare Manastirliu vlerësoi se dy shtetet ballafaqohen me sfida të ngjashme kur bëhet fjalë për nevojat e kategorive të qytetarëve të rrezikuar, si dhe personat me aftësi të kufizuar.

Manastirliu informoi se një fokus i rëndësishëm në punën e tyre është strategjia dalëse për personat e papunësuar që pranojnë ndihmë sociale. Prandaj, është e domosdoshme bashkëpunimi i ngushtë me Agjencinë e Punësimit, shtoi ajo.

Dy ministret ranë dakord që reforma sociale të jetë e suksesshme duhet të ketë aktivizim efikas të tregut të punës.

“Çdo familje është specifike dhe prandaj është bashkëpunim i rëndësishëm midis Qendrave të Çështjeve Sociale dhe Agjencia e Punësimit. Në përputhje me reformën tonë, këto dy institucione për çdo familje që pranon ndihmë të garantuar minimale, përgatitë plan individual që mundëson aktivizim më të lehtë të tregut të punës”, informoi ministrja Shahpaska.

Në fund të takimit, ministrja Shahpaska, e informoi kolegen e saj se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me UNDP dhe Lidhjen Nacionale të të Verbërve, zhvilloi aplikacion për të verbrit Lexues i audios, i cili u mundëson pavarësi më të madhe në aktivitetet e tyre të jetës së përditshme.

Aplikacioni i gjuhës maqedonase, shtoi ajo, është e gatshme dhe personat tanimë të verbër dhe personat me shikim të dëmtuar e shfrytëzojnë, ndërsa në fazë përfundimtare është edhe aplikacioni në gjuhën shqipe. Ai do të jetë falas për zbatim dhe do të mund ta shfrytëzojnë edhe personat e verbër dhe personat me shikim të dëmtuar në Shqipëri dhe Kosovë.

Për këtë arsye, ministrja Shahpaska, ftoi kolegen e saj Manastirliu, të merr pjesë në promovimin e aplikacionit në gjuhën shqipe, i cili do të mbahet nga mesi i muajit të ardhshëm, ku do të ftohen edhe përfaqësues nga Kosova.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.