02.10.2021

Shahpaska: Shtëpia e grupit të vogël në Berovë është një histori suksesi për fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska e vizitoi shtëpinë e grupit të vogël në Berovë, e cila shtëpi është e para e këtij lloji në vendin tonë. Për momentin, katër fëmijë janë të vendosur në të, kurse për ta kujdeset një ekip prej 3 profesionistësh (edukatorë) dhe dy kujdestarë. Profilet profesionale të edukatorëve janë: edukator dhe rehabilitues special, punonjës social dhe mësues klasor.

 

“Shtëpia e grupit të vogël në Berovë funksionon si shtëpi e fëmijëve me edukatorët dhe kujdestarët e tyre, në formën e një mjedisi familjar dhe siguron kujdes cilësor adekuat për fëmijët jashtë familjeve të tyre biologjikë. Qëllimi përfundimtar i punës me fëmijët e shtëpisë së grupit të vogël është ndërtimi i një personaliteti të dobishëm shoqëror, i cili do të socializohet plotësisht dhe do të integrohet në rrjedhat shoqërore të jetesës moderne. Ky qëllim arrihet kryesisht me një qëndrim të gjatë, të qëndrueshëm dhe të ngrohtë nga edukatorët ndaj përdoruesve dhe punë të vazhdueshme dhe monitorim të fëmijëve”, theksoi tha ministrja Shahpaska.

 

Rëndësia e rolit të profesionistëve në shtëpinë e grupit është e madhe. Vëmendje e veçantë i kushtohet ndërtimit të një marrëdhënieje të mirë mes fëmijëve dhe marrëdhënies edukator-fëmijë. Përmes punës individuale, inkurajohen talentet e fëmijëve dhe zbulohen interesat e tyre, detektohen dhe punohet në mënjanimin e të metave të karakterit intelektual dhe emocional. Në të njëjtën kohë, krijohet një ndjenjë përkatësie dhe bashkësie dhe, në atë kuptim, organizohen vizita të përbashkëta në ngjarje kulturore në qytet dhe më gjerë, si dhe pjesëmarrje në aktivitete sportive dhe rekreative. 

“Shtëpia e grupit të vogël, si forma jashtë institucionale për përkujdesjen e fëmijëve pa prindër dhe përkujdesje prindërore, u tregua si vërtetë e suksesshme. Vazhdojmë me deinstitucionalizimin  si proces edhe te personat me aftësi të kufizuara në formë të jetesës me mbështetje”, tha ministrja Shahpaska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.