01.10.2021

Shahpaska: Shërbimi “Ndihmë dhe përkujdesje në shtëpinë e të moshuarve” në dispozicion edhe në mjedisin rural 

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve 1 Tetori, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, vizitoi Saveta Aleksova nga f. Dvorishtë dhe Paraskeva Stratorska nga f. Rusinovë, të dyja përfituese të shërbimit Ndihmë dhe përkujdesje në shtëpinë e të moshuarve. Sot, Shahpaska, potencoi se në takimet me qytetarët më të moshuar e vëren kënaqësinë e tyre. Me decentralizimin e shërbimeve sociale është bërë një hap i vërtetë. Sot, personat e moshuar ndihmën e marrin në shtëpinë e tyre ku ata ndihen më mirë. Me shërbimin e tillë, tha Shahpaska, hapet një mundësi për punësime të reja të personave me pozicion të ri të personave të cilët nga pozicioni pasiv social përfshihen në tregun e punës.

“Pas disa orëve në ditë, kujdestarët kujdesen për përfituesit e tyre për veshje, ushqim, blerje të barnave, rreth higjienës në shtëpitë e tyre, por më shumë, pashë se me frymën e tyre gazmore, ditët e pensionimit të Savetës dhe Paraskevës ua bëjnë më të hareshme. Këto përvoja të drejtpërdrejta pozitive nga shërbimi që e fitojnë janë konfirmim i korrektësisë së politikave që i zbatojmë si Qeveri dhe si ministri. Prej këtyre dy vizita pashë se zinxhiri i implementimit të shërbimit përkujdesje në shtëpinë e të moshuarve me sukses funksionon. I përgëzojë të gjithë, në veçanti komunën si organizatore dhe ofruesin e shërbimit Institucionin “Dr. Ivan Vllashki” sepse ata dëshmojnë se me një sistem mirë të vendosur dhe me përkushtim dhe kujdes, mund të ndikojmë mbi përmirësimin e jetës së personave të cilëve u nevojitet”, tha Shahpaska.      

Ajo tha se me shërbimin e ri–ndihmë dhe kujdes në shtëpi, Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale zbatojnë reformë me të cilën ngritët cilësia e jetës, zvogëlohet varfëria dhe përforcohet kapitali njerëzor. 

Kryetari i komunës së Berovës, Zvonko Pekevski, shprehu kënaqësinë që Berova është një nga komunat e para ku rreth dy muaj me sukses zbatohet shërbimi i përkujdesjes në shtëpi, edhe në mjediset rurale. 

“Jemi të kënaqur që kemi mundësi t’ju ndihmojmë bashkëqytetarëve tanë të moshuar, duke organizuar shërbimin e nivelit lokal. Përmes kësaj në mënyrë të drejtpërdrejtë e dëshmojmë përkujdesjen për tyre, ndërsa përmes tyre dhe për tërë qëllimin. Pikërisht ata në dekadat e kaluara, kontribuuan drejt zhvillimit të komunitetit dhe meritojnë jetë dinjitoze dhe komode në moshën e tretë”, tha Pakevski. 

Ky shërbim është pjesë e zbatimit të reformës gjithëpërfshirëse sociale në vend, ndërsa në kuadër të Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, që e implementon MPPS-ja  me mbështetje financiare nga Banka Botërore. Berova është njëra nga 16-të komunat të cilat me sukses aplikuan në thirrjen e parë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale me projekte për zhvillimin e shërbimit për ndihmë dhe përkujdesje të personave të moshuar në vend. 

Në komunën e Berovës, shërbimi i ri është i disponueshëm për 60-të persona. Ata fitojnë ndihmë gjatë kryerjes së aktiviteteve të përditshme. Në kuadër të Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale që e zbatojnë Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, sot mbështeten 19 projekte në 24 komuna. Një pjesë e madhe e këtyre projekteve (16) janë synuar për ndihmë dhe përkujdesje të personave të moshuar në vend, ndërsa nga një janë për ndihmë të personave të moshuar në qendrën ditore, për rehabilitim të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe projekti në mjedis lokal. Për ofrimin e shërbimeve janë trajnuar 300 persona, ndërsa pritet të përfshihen rreth 900 përfitues. 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së shpejti do të publikojë një thirrje të re publike për projekte shtesë për komunat që nuk kanë arritur të aplikojnë në thirrjen e parë, ndërsa për këtë nevojë në vazhdimësi bëhet hartimi i nevojave të qytetarëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.