01.10.2021

Shahpaska: Redi-reciklimi është për ndërmarrjen sociale me të cilën i mbrojmë kategoritë e prekura të qytetarëve – grumbulluesit e mbeturinave

Sot, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në promovimin e ndërmarrjes së re sociale REDI Reciklimi që ka për qëllim t’i mbrojë kategoritë e prekura sociale të qytetarëve-grumbullues të mbeturinave, duke formuar punën e tyre. Për shkak të përfitimeve që do t’i mbajnë ndërmarrjet e tilla të Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale që para disa viteve e nisi projektin për ndihmën teknike të financuar përmes IPA “Nxitje e ndërmarrjes sociale”.

Ministrja informoi se Qeveria në seancën e fundit, këtë të diele e miratoi Strategjinë Nacionale për Zhvillim të Ndërmarrjeve Sociale 2021-2027 dhe Plani i Veprimit 2021-2023 për zbatimin e Strategjisë Nacionale për Ndërmarrjet Sociale. Gjithashtu, ministrja paralajmëroi se në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm do të përpilohet edhe Ligji për Ndërmarrjet Sociale.

“Këto ndërmarrje do të sigurojnë të ardhme të sigurt dhe stabile për personat vështirë të punësuar, për personat në rrezik social, të varur të mëparshëm, ose persona që më parë kanë qenë në konflikt me ligjin. Të gjithë këta qytetarë të vendit tonë, përmes ndërmarrjes sociale do të fitojnë mundësi të përfshihen në komunitet, të përfitojnë për ekzistencën personale. Prandaj, nevojiten masa dhe zgjidhje që do t’i përmirësojnë kushtet për punën e tyre dhe do të sigurojnë përfitime të drejtpërdrejta dhe indirekte për shoqërinë maqedonase. Kjo do të thotë ndryshime në legjislativë, programe shtetërore për mbështetje material dhe zgjidhje të modelit për organizimin e tyre”, tha Shahpaska.

Shahpaska informoi se deri në fund të muajit të ardhshëm do të hapet edhe Qendra për Mbështetje të Ndërmarrjes Sociale, qëllimi i së cilës do të jetë zbatimi i Strategjisë Nacionale për Zhvill të Ndërmarrjes Sociale. Qendra duke bashkëpunuar me sektorin e biznesit, institucionet lokale dhe shtetërore duhet t’i ndërtojë kapacitetet e tyre. Shahpaska në fjalimin e saj në “Ditët e hapura – Redi Reciklazha”, tha se misioni themelor i Qeveris; nga viti 2017, është promovimi dhe ndërtimi i konceptit “Një shoqëri për të gjithë” që nuk do të thotë vetëm shoqërinë e bashkuar në kuptim multietnik, edhe pse ky segment është shumë i rëndësishëm.

“Një shoqëri për të gjithë” do të thotë dhe shoqëria që ofron shanse të barabarta për të gjithë, qasje të njëjtë deri te resurset për të gjithë, shoqëri që është e hapur të ofrojë mbështetje të qytetarëve që ballafaqohen me sfida të caktuara dhe shoqëri që i ofrohen zgjidhje dhe mundësi për avancim”, tha Shahpaska.

Mbeturinat është një nga sfidat më të mëdha ekologjike me të cilat ballafaqojmë si vend. Çdo vit gjenerohen rreth 800 mijë tonë mbeturina, që pothuajse në tërësi përfundojnë në deponitë nëpër vend. Roli kryesor në procesin e grumbullimit të mbeturinave kanë grumbullues joformal, që përmes iniciativës personale, por edhe nga çmimi i shëndetit të tyre, grumbullimin e mbeturinave e shikojnë si mënyrë për ekzistencë për vete dhe për familjet e tyre.

Strategjia e REDI – Reciklimit, ndërmarrja sociale e udhëhequr nga Romët, grumbullues i lëndëve të para sekondare që shfrytëzojnë ekonominë qarkulluese për riciklimin e lëndëve të para sekondare, e promovoi drejtori Asib Zekir. Në takim ishin të pranishëm dhe ministri i mjedisit jetësor Naser Nuredini dhe ambasadori i Austrisë Georg Vutsas.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.