06.10.2021

Shahpaska: Plotësisht do t’i rishikojmë punët me përvojë të përfituar, përfundimisht zgjidhet problemi dhjetëvjeçar

Sot, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, u takua me kryetarin e Komunës së Makedonska Kamenicës, Sonja Stamenkova dhe me përfaqësuesit e bordit të Shoqërisë për tregti dhe shërbime “Universal” SHPKNJP Shkup.

 

Përkatësisht, “Universal” SHKPNJP Shkup është përfaqësues i mekanizmit të minierave, e cila përdoret në gërmimin nëntokësor në minierë “SASA” Makedonska Kamenicë.

Përfaqësuesit e “Universal” SHPKNJP Shkup e hapën çështjen të përcaktohen si vende pune të përfituara për të punësuarit që punojnë me përdorimin e këtij mekanizmi, siç është: supervizori për mekanizëm të gropës, shërbim për mekanizëm të gropës, shërbim me ndërrim për mekanizëm të gropës, shërbim ndihmës për mirëmbajtje, supervizor për pajisjen për shpim, mprehës mjetesh për shpim dhe inxhinier shërbimi.

Ministrja Shahpaska vlerësoi se Qeveria është e hapur t’i shqyrtojë të gjitha çështjet që janë në interes të punonjësve dhe të cilat nënkuptojnë përmirësimin e statusit të tyre.

“Si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale mbetemi të hapur për të gjitha çështjet që i interesojnë punonjësit. Gjetja e zgjidhjes më të përshtatur mbetet prioriteti ynë, gjithmonë në interes të punonjësve. I shqyrtojmë plotësisht vendet e punës me përvojë të përfituar, me çka do të zgjidhim problem, që me dekada zgjatet”, tha Shahpaska.

Në kuadër të projektit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, që zhvillohet me mbështetje teknike të Bankës Botërore, është parashikuar shqyrtim i plotë i vendeve të punës me përvojë të përfituar dhe përpilimin e rregullores së re – listë e re me vendet e punës me përvojë të përfituar. 

Ministrja Shahpaska në takim theksoi vullnetin e saj për të shqyrtuar kërkesën e “Universal” SHPKNJP Shkup dhe në kuadër të procedurës ligjore të parashikuar të merret një vendim i përshtatshëm dhe ekspert në përputhje me rregullat pozitive të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.