13.10.2021

Shahpaska: Në përfshirjen e re të kopshtit të fëmijëve në Koçanë do të përkujdesen 112 fëmijë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot inspektoi përfshirjen e re të kopshtit të fëmijëve në Koçanë, kloni i kopshtit “Pavlina Veljanova”. Në gjashtë grupe, (dy çerdhe për fëmijë deri në moshën dy vjeçe dhe katër deri në moshën gjashtë vjeçe) do të përkujdesen 112 fëmijë. Ministrja Shahpaska potencoi se një nga përfitimet më të rëndësishme të kopshtit të ri është që ofron përkujdesje të fëmijëve me aftësi të kufizuar. Kopshti që ka përdhese dhe kat, disponon ashensor, dy kuzhina në përdhese dhe në kat, fushë të brendshme lojërash me tobogan që i lidh dy nivelet, si dhe përmbajtjet e tjera (alpinizëm, ngjitje) të cilat më të vegjëlve do t’iu mundësojnë përvojë të paharrueshme dhe të pazakontë nga mosha më e hershme për shfrytëzuesit e objektit. Kopshti i fëmijëve ka një kënd të jashtëm lojërash, që sipas nevojës mund të jetë i hapur ose i mbyllur në varësi nga kushtet e motit.

“Gjatë inspektimit të sotëm u vërtetuam se punët e ndërtimit të kopshtit të ri janë në fazë përfundimtare dhe se respektohen të gjitha standardet e kontraktuara dhe të shënuara që do të sigurojnë qëndrim të kujdesshëm dhe të sigurt të fëmijëve. Me reformën gjithëpërfshirëse sociale të cilën e zbatojnë Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale krijojmë kushte për zhvillim të drejtë dhe të shëndoshë për më të vegjlit. Ata janë e ardhmja e shoqërisë sonë. Kujdesi i vërtetë dhe i përkushtuar për zhvillimin e tyre është parakushti themelor për prosperitet të ardhshëm të tërë komunitetit dhe pikërisht këto projekte janë me rëndësi të veçantë. Këtu, në Koçanë, konfirmohet se qasja këmbëngulëse dhe e përkushtuar i Komunës dhe kryetari Iliev kontribuan me sukses të realizohet ky projekt për zhvillim të mëtutjeshëm, zhvillim dhe avancim i jetës së qytetarëve të Koçanit’, tha Shahpaska.

Gjatë inspektimit të kopshtit, kryetari i Koçanit, Nikollço Iliev tha se objekti i ri ka fasadë ventilimi energjetike dhe efektive, e bërë nga materiale natyrale, e cila përmes së ashtuquajturës reagim fotokatalitik i mban grimcat-aero dhe me këtë e pastron ajrin. Me kopshtin e ri të fëmijëve e cila është e dyta në vend me llojin e tillë, pas atij të ndërtuar në lagjen e Draçevës me fasadë e cila krijon mjedis më të pastër për fëmijët dhe për mjedisin përreth të objektit, zvogëlohen shpenzimet për punën e tij.

“Sot, kur e kemi objektin para nesh, jemi të lumtur që për një kohë kaq të shkurtë është realitet. Kjo është krenaria e Koçanit dhe qytetarëve të tij, MPPS-së dhe të gjithë ata që morën pjesë në ndërtimin e tij. Me këtë objekt, përgjigjemi në nevojat e qindra familjeve që presin për përkujdesjen e fëmijëve në institucionin publik. I përmirësojmë kushtet dhe cilësinë e kujdesit të fëmijëve”, tha kryetari i komunës së Koçanit, Nikollço Ilijev.

Kopshti është pjesë e Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale dhe reformës gjithëpërfshirëse sociale që e zbatojnë Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Qëllimi i Komponentës 2 të Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale është të rrit përfshirjen dhe t’i përmirësojë kushtet për përkujdesjen parashkollor dhe edukimin në vend. Komunave iu shpërndahen grante për ndërtim të objekteve të reja dhe për zgjerim të objekteve ekzistuese në kopshtet e fëmijëve dhe qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve.

 

Sipas ministres Shahpaska për rritjen e cilësisë së shërbimeve në kopshtet realizohen edhe trajnime për stafin në kopshte dhe qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve në drejtim të përforcimit të kapaciteteve të tyre. Kështu, krijohen baza më të mira për zbatimin e programeve të reja mësimore. Këto trajnime do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim.

Investimi total në kopsht është 58,7 milionë denarë, nga të cilat 52,1 janë për aktivitete ndërtimore dhe 6,6 milionë denarë për mobilje, fushë të brendshme lojërash, pajisje për kënde të veçanta dhe zanate.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.