05.10.2021

Shahpaska: Me Strategjinë e re e rrisim ndërgjegjësimin e punëtorëve dhe punëdhënësve dhe i përforcojmë kapacitetet në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale mbajti sot një prezantim dhe diskutim publik mbi draft-tekstet e Strategjisë së re për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë 2021- 2025 dhe Planin e ri të Veprimit për SSHP për periudhën 2021-2023.

 

Strategjia për sigurinë dhe shëndetin në punë siguron orientime të qarta për përparësitë e veprimit për periudhën nga viti 2021 deri në 2025, kurse me Planin e Veprimit për periudhën nga viti 2021 deri në 2023, përcaktohen aktivitete dhe masa konkrete që duhet të realizohen për realizimin e qëllimeve të planifikuara strategjike në sistemin e sigurisë dhe shëndetit në punë. 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, duke mbajtur fjalim para të pranishmëve, theksoi se efekti më i madh arrihet me aktivitete të vazhdueshme promovuese për të rritur njohuritë dhe ndërgjegjësimin tek punëtorët dhe punëdhënësit dhe profesionistët dhe se një angazhim i tillë duhet të jetë pa kompromis, sepse asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti dhe siguria.

 

“Strategjia e pasqyron pikërisht këtë qasje dhe, pikërisht ato vlera, përmes disa mesazheve kryesore që kalojnë përmes dokumentit, ‘Të punojmë të gjithë së bashku për të krijuar vende pune të sigurta dhe të shëndetshme’ dhe mesazhi  ‘Gjithsecili ka vendin dhe rolin e vet’. Se siguria dhe shëndeti në vendin e punës janë vërtet të rëndësishme dhe të nevojshme, na tregoi pikërisht kjo pandemi me të cilën po jetojmë për të dytin vit radhazi. Të gjithë punëtorët, punëdhënësit, bizneset, institucionet, ishin dhe ende janë, në mënyra të ndryshme, të prekura fuqishëm nga kjo krizë shëndetësore. Për parandalimin dhe mbrojtjen e shëndetit, që nga fillimi i pandemisë, gratë e sëmura kronike dhe shtatzënat janë liruar nga puna. Rreziku dhe parandalimi i infeksionit të punëtorëve solli në një numër ndryshimesh në mënyrën e punës dhe përshtatjen me kushtet e reja: punë nga shtëpia, punë në distancë, punë me turne, rotacione të punëtorëve etj.”, tha Shahpaska. 

Gjatë përgatitjes së dokumenteve strategjike dhe organizimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për SSHP, mbështetje dha edhe  Zyra e Fondacionit “Friedrich Ebert”, i cili fondacion është partner dhe mbështetës afatgjatë në proceset e përgatitjes dhe përmirësimit të kornizës ligjore, ndërgjegjësimit dhe përforcimit të kapaciteteve në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

 

Në proces marrin pjesë të gjitha subjektet e interesuara të cilat në mënyrë të ndryshme janë pjesë e sistemit të sigurisë dhe shëndetit në punë. Këtu, përpos Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale janë edhe Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Mjekësisë së Punës, Inspektorati Shtetëror i Punës, Instituti për Shëndet Publik dhe Këshilli Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë - si organ këshillues i Qeverisë, partnerët socialë, por, gjithashtu edhe organizatat dhe shoqatat joqeveritare të ekspertëve nga sfera e SSHP. 

Pas finalizimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit, që i koordinon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, të njëjtat do të dorëzohen për shqyrtim dhe miratim në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.