06.10.2021

Shahpaska me rastin e Javës Botërore të Fëmijëve: Për ne çdo fëmijë është i rëndësishëm, vazhdojmë të përpiqemi për rritje dhe zhvillim të duhur për më të rinjtë 

Në javën e parë të muajit tetor, kur shënohet Java Botërore e Fëmijëve, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska i vizitoi fëmijët e Qendrës Ditore për fëmijë në rrezik në lagjen e Shuto Orizares. Duke uruar fëmijëri të lumtur dhe pa brenga për të gjithë fëmijët, Shahpaska tha se përkujdesja për më të vegjlit, në veçanti për fëmijët që vijnë nga familjet në rrezik social janë lartë në agjendën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Sipas ministres në këtë drejtim, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me Ligjin e ri të Kujdesit Social, mundësoi zbatimin e reformës me të cilën sigurohet përgjigjja efikase në pjesën e kujdesit në veçanti për fëmijët në rrezik.

“Në Qendrën Ditore të Fëmijëve në Rrezik, fëmijët nuk janë lënë vetë, por prej tyre përkujdesen personat e licencuar profesionale. Gjatë kohës së qëndrimit të tyre marrin një shujtë, socializohen, përfitojnë njohuri edukative, kulturore, të punës, rekreative dhe njohuri të tjera dhe aftësi për zhvillim dhe rritje të duhur për integrimin e tyre në shoqëri. Në Qendër krijojnë shprehi për një jetë më të shëndoshë, për mirëmbajtjen e higjienës. Këtu fëmijët fitojnë arsimin joformal – përgatitje për regjistrim në arsimin fillor dhe mbështetje rregullisht të vizitojnë mësimin, fitojnë ndihmë për të shkruar detyrat e shtëpisë, studim, përpunimin e detyrave të projektit”, tha Shahpaska.

Me Ligjin e Ri për Kujdes Shëndetësor, Qendra Ditore e Fëmijëve në rrezik është qendra e parë e licencuar, e cila jep shërbimin qëndrim ditor për fëmijët në rrezik – fëmijë në rrugë. Qendra punon çdo ditë prej orës 8 deri në orën 16 dhe ka kapacitet të përkujdeset për 68 fëmijë, në disa grupe prej moshës 6 deri në 15 vjeç.

Në Qendër organizohen edhe punëtori me prindërit në tema të ndryshme që korrespondojnë me problemet me të cilat përballen në jetën e tyre.

Shteti ynë në vitin 2011 e ratifikoi Konventën për të Drejtat e Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, sipas së cilës të gjithë fëmijët kanë të drejtë në mbrojtjen e shëndetit të tyre, arsim fillor falas, të drejtë për edukim të mirë, lirshëm ta shprehin mendimin e tyre por, mbi të gjitha, të dëgjohen.

Kështu, MPPS zbatoi reformën sociale me të cilën mbrojtja sociale përmes shërbimeve sociale u bë e arritshme dhe e afërt me qytetarët. Me deinstitucionalizimin asnjë fëmijë deri në moshën 18 vjet nuk jeton më në institucione të mëdha, por në shtëpi të vogla studentore, si formë e re dhe më e mirë e jetesës, e ngjashme me familjen. Zgjerohen edhe kapacitetet akomoduese të kopshteve të fëmijëve, me qëllim çdo fëmijë të ketë mundësi të ketë arsim parashkollor dhe edukim, që paraqet një lidhje shumë të rëndësishme në zhvillimin e mëtutjeshëm të fëmijëve.

Me qëllim përforcimin e rolit të familjeve kujdestare, janë hapur edhe dy qendra të reja në Shkup dhe Manastir, që kanë për detyrë mbështetje të familjeve që përkujdesen për fëmijët pa prindër.

Nënkryetari i Shoqëria Civile për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Oliver Baçanoviq, falënderoi për vizitën e sotme dhe për bashkëpunimin e deritanishëm me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe shprehi kënaqësi për përpjekjet e përbashkëta që janë në interes të fëmijëve në rrezik.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.