14.10.2021

Shahpaska: Me ndërtimin e kopshtit “Orce Nikollov” në Karposh 3, sigurojmë hyrjen e 100 fëmijëve të ri në sistemin e arsimit parashkollor

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, së bashku me kryetarin e Komunës së Karposhit, Stafan Bogoev, inspektuan në aktivitetet ndërtimore të kopshtit të fëmijëve “Orce Nikollov” në lagjen Karposh 3.

“Me ndërtimin e kopshtit sigurojmë rritjen e gamës së fëmijëve për 100 vende të reja shtesë, me çka kopshti “Orce Nikollov”, fiton kapacitet për gjithsej 280 fëmijë nga arsimi parashkollor. Janë parashikuar katër kënde të reja lojërash, që do të pajisen me materiale të reja didaktike, mobilje dhe pajisje të përshtatshme për moshën e fëmijëve. Kjo që tani po ndodh në terren është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të pushtetit qendror dhe lokal, ndërsa me qëllim të mundësojmë kushte optimale dhe bashkëkohore për rritje dhe zhvillim të pjesës më të rëndësishme të popullsisë në vend – të rinjtë”, informoi ministrja Shahpaska.

Aktivitetet e parashikuara të punës duhet të përfundojnë nga mesi i muajit gusht të vitit 2022, me çka do të mundësohet hyrje e fëmijëve të ri. Vlera e investimit për ndërtimin e saj është 23 milionë denarë.

Komuna e Karposhit, e udhëhequr nga kryetari Bogoev, aplikoi për grant përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, të mbështetur nga Banka Botërore. Projekti është për ndërtimin e kopshteve të reja të fëmijëve, për zgjerimin e kapaciteteve aktuale dhe shndërrimin e objekteve ekzistuese në kopshte.

“Jam i lumtur që ndërtimi i ndërtesës së tretë të kopshtit të ri në komunën e Karposhit, në katër vitet e fundit, është në zhvillim e sipër. Me objekt të ri bëhet kopshti më i vjetër në vendin tonë, “Orce Nikollov”, në Karposh 3. Më parë, me objekt të ri u bë “Majski Cvet” në Taftalixhe 2, ndërsa tërësisht ndërtuam një kopsht të ri edhe në Bardovcë. Me hapjen e kopshteve të reja i rritëm kapacitetet për qëndrim dhe edukim për 173 fëmijë. 

“Investimi në mbrojtjen e fëmijëve dhe në përmirësimin e kushteve në kopshte, viteve të fundit ishte prioriteti ynë. Jam i bindur se kujdesi për më të rinjtë në Karposh do të vazhdojë edhe më tej”, theksoi kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, i cili mori pjesë në inspektim.

 

Ministrja Shahpaska dhe kryetari Bogoev pas inspektimit të punëve të ndërtimit, i vizituan edhe fëmijët e kopshtit “Orce Nikollov”, me të cilët patën mundësi të bisedojnë për çështjet që i mësojnë në kopshte, për shoqëri reciproke dhe qëndrimin e tyre të përditshëm në të.

Sipas Programit të Qeverisë deri në vitin 2024, gama e fëmijës në kopshte dhe në qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve do të rritet për 7.500 vende të reja.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.