08.10.2021

Shahpaska në Forumin e Lidhjes në Tiranë: Përmes Garancisë Rinore dhe Politikat e Tjera Rinore e zvogëluam papunësinë tek të rinjtë prej 43,2 në 28,3 për qind 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot iu drejtua Forumit të shtatë me radhë për lidhje (Tirana Connectivity Forum), i cili u mbajt në Tiranë, nën moton “Së bashku ndërtojmë Ballkan më të mirë”, ku u diskutua për Planin Ekonomik dhe Investues të Bashkimit Evropian të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Ministrja Shahpaska, mori pjesë në diskutimin e panelit të titulluar “Çfarë ka për të rinjtë në Planin Ekonomik-Investues për Ballkanin Perëndimor”, ku i prezantoi përvojat e Republikës së Maqedonisë së Veriut në dizajnimin dhe zbatimin e politikave të drejtuara kah integrimi më i mirë i të rinjve në tregun e punës.

Ajo në veçanti foli për përvojat tona si vendi i parë nga rajoni që e krijoi dhe zbatoi “Garancinë Rinore”, me modelin e zhvilluar dhe të zbatuar në vendet e Bashkimit Evropian.

“Nga fillimi i vitit 2018, kur filluam me projektin Garancia Rinore, e deri më sot, në këtë program arritëm të përfshijmë 66.000 të rinj. Prej tyre 20.750 ishin të punësuar në periudhë prej katër muajsh sipas regjistrimit, ndërsa 3.350 ishin përfshirë në masat aktive për punësim. Këto numra tregojnë me të vërtetë realizim të suksesshëm të Garancisë Rinore. Nga ana tjetër, shënojmë rritje të rëndësishme të punësimit rinor, ndërsa papunësia rinore prej 43,2 për qind në vitin 2015 u zvogëlua në 28,3 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2021. Këto numra tregojnë se politikat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat i referohen të rinjve japin rezultate”, vlerësoi ministrja Shahpaska.

Ajo potencoi nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal në ballafaqimin me sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë në të gjitha vendet e rajonit, në veçanti në pjesën e punësimit, duke përfshirë edhe integrimin e qëndrueshëm të tregut të punës, ndërtimin e aftësive përkatëse dhe përvojave.

Pjesëmarrësit në diskutimin e panelit kërkuan nga ministrja Shahpaska të ndajë një pjesë të leksioneve dhe këshillave të studiuara, që vendi ynë i fitoi gjatë zbatimit të garancisë rinore. Ministrja Shahpaska vlerësoi se “parakusht për Garanci Rinore të suksesshme është të rinjtë të fitojnë informacione në kohë dhe të sakta për Garancinë Rinore, për mundësitë që ky program i ofron, si dhe për përfitimet që mund t’i kenë nga përfshirja e programit”.

“Është shumë e rëndësishme të përfshihen dhe të konsultohen organizatat rinore që nga fillimi, nga momenti i krijimit të programit. Përfshirja e organizatave rinore dhe qasja e partnerëve, puna në terren janë të rëndësishme që të përfshihen të rinj sa më shumë që është e mundur”, vlerësoi ministrja Shahpaska. 

Në diskutimin e panelit morën pjesë përfaqësues të organizatave rinore nga Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina, si dhe nga RIKO-Organizata Rajonale Rinore për Bashkëpunim të cilët e potencuan nevojën nga zbatimi i garancisë rinore në të gjitha vendet e rajonit, por edhe nevoja që të rinjtë të përfshihen në krijimin e politikave, në veçanti ato që lidhen me të ardhmen e tyre.

Forumi i këtij viti në Tiranë është pjesë e kalendarit zyrtar të ngjarjeve në kuadër të Presidencës Sllovene me Bashkimin Evropian.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.