06.10.2021

Shahpaska: Draçeva me një kopsht të ri modern për 110 fëmijë, i ndërtuar sipas të gjitha standardeve evropiane

Sot u bindëm se punët ndërtimore të kopshtit të fëmijëve në IKPKF “8 Marsi” janë përfunduar, dhe së shpejti, pasi që t’i kalojë kontrollet e përshkruara dhe mbikëqyrje do t’i pranojë fëmijët e parë, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, gjatë inspektimit të objektit në lagjen e Draçevës.

Në kopsht, në të cilën është ndërtuar sipas të gjitha standardet evropiane do të sistemohen 110 fëmijë në gjashtë dhoma lojërash, prej të cilave në dy do të përkujdesen fëmijët deri në moshën dyvjeçare, ndërsa në katër të tjerat, fëmijë deri në gjashtë vjeç.

Sipas ministres Shahpaska, kopshti në Komunën e Kisella Vodës është kopshti i parë në vendin tonë i cili është ndërtuar me fasadë qeramike ventiluese (fotokatalitike) që ka cilësi për pastrimin e ajrit, sepse i ngjet grimcat dëmtuese nga ajri ambiental, që pastaj përmes larjes së shiut largohet prej tij. Me këtë, standardet bashkëkohore për efikasitet energjetike janë respektuar, tha Shahpaska.

“Me standardet e tilla krijohet mjedis më i shëndoshë jo vetëm për fëmijët që qëndrojnë në kopsht, por edhe për mjedisin e objektit. Pajisja e brendshme e hapësirës ku do të qëndrojnë fëmijët është sipas trendet më bashkëkohore botërore të cilat mundësojnë mësim dhe edukim përmes lojës. Me kopshtin e ri e zgjidhëm problemin shumëvjeçar me të cilin ballafaqohen prindërit e sotëm dhe të ardhshëm, të cilët jetojnë në lagjen Draçevë, sepse banorët më të vegjël të lagjes, përveç se do të sistemohen në institucionin parashkollor ku do të fitojnë arsimin e tyre të parë, do të fitojnë një zhvillim të plotë cilësor aq i nevojshëm për shëndetin e fëmijëve. Prandaj, shëndeti i fëmijëve për të gjithë ne është para nesh, dhe mbi gjithçka”, tha Shahpaska.

Sipas ministres, bashkëpunimi me komunat është shumë i rëndësishëm sepse pa një qasje aktive, të hapur dhe të përkushtuar nuk do të zbatohen me sukses këto projekte. Ajo tha se sot ato janë komuna e Kisella Vodës dhe kryetari Filip Temellkovski, sepse në terren e kanë paraqitur kujdesin e zhvillimit të komunitetit dhe avancimit të jetës së bashkëqytetarëve të vet.

“Fëmijët e paraqesin të ardhmen e një shoqërie. Si Komunë, në mandatin e mëparshëm u obliguam të investojmë për më të vegjlit tanë përmes ndërtimit dhe rinovimit të kopshteve, duke i pajisur me rekuizita për mësim dhe lojëra, ndërtimi i fushës dhe kate për argëtim të fëmijëve, që të mund lirshëm të kënaqen në njohjen dhe shoqërinë e tyre”, theksoi kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Temellkovski.

Ndërtimi i këtij kopshti është pjesë e reformave gjithëpërfshirëse sociale që i zbaton Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa është e administruar përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, e mbështetur financiarisht nga Banka Botërore. Përmes këtij projekti, 16 komuna në vend bëhen me kopshte të reja ose, përmes punimeve të ndërtimit zgjerohen kapacitetet e atyre ekzistuese.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.