27.10.2021

MPPS: Vijon pagesa shtesë e kompensimit për arsim 

Ju informojmë se vijon pagesa e kompensimit për arsim, që paguhet në rast se ka ankesë të zgjidhur pozitivisht dhe informim të vonuar nga ana e shkollave. Me këtë pagesë janë përfshirë 3872 përfitues.

Pagesa e të drejtës së shtesës për arsim kryhet deri më 31 tetor të vitit aktual kalendarik për vitin paraprak mësimor, parashikuar me nenin 39-zh, paragrafi 5, nga Ligji për mbrojtjen e fëmijëve.

Shuma e shtesës për kompensim për arsim është 714 denarë në muaj për një nxënës në shkollë fillore dhe 1.020 denarë në muaj për nxënës në shkollë të mesme gjatë vitit shkollor.

Shuma vjetore për shtesën për arsim në arsimin fillor brenda vitit shkollor për një fëmijë është 8.568 denarë, kurse për arsimin e mesëm është 12.240 denarë për një fëmijë.

Pagesa e shtesës për arsim kryhet në katër shuma të barabarta, respektivisht nga 2.142 denarë për një përfitues për të drejtën e shtesës për arsim për një fëmijë në arsimin fillor, dhe nga 3.060 denarë për një përfitues për të drejtën e shtesës për arsim për një fëmijë në arsimin e mesë, pas përfundimit të periudhave matëse, të përcaktuara me këtë ligj.

Kujdesi për të gjithë qytetarët është prioritet i ynë!

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.