15.10.2021

­­Ministrja Shahpaska nga miniera SASA: Punojmë në ndryshime në zgjidhjen ligjore me të cilën minatorët me një përvojë prej 40 vite do të dalin në pension

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot vizitoi Minierën e plumbit dhe zinkut – SASA në Makedonska Kamenicë. Pas takimit me drejtorin e përgjithshëm, Skot Jepland dhe një pjesë e udhëheqësisë së SASA, u takua dhe me minatorët që punojnë në brendësinë e minierës. Vizitën e udhëheqin persona që janë pjesë e ekipit profesional të minierës SASA.

“Me të vërtetë ishte një përvojë e jashtëzakonshme të jesh në vendin e punës, në pozitat e punës ku minatorët i realizojnë të gjitha obligimet e veta të punës. U futëm në pozicionet ku gërmohet miniera dhe e ndoqëm tërë procesin e daljes së minierës nga minatori. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, si kompetente nga sfera e punës së bashku me Qeverinë e RMV-së, drejton politika që janë të drejtuara nga vlerësimi i punës së punëtorëve, ndërsa në këtë rast flasim për minatorët”, tha Shahpaska.

Ai potencoi rëndësinë e respektimit të sigurisë dhe shëndetit gjatë punës, sepse vetëm gjenerimi i vendeve të sigurta të punës, rezultojnë me punëtor të motivuar. Njëkohësisht, ajo pohoi se kushtet në minierën SASA janë në përputhje me të gjitha standardet e përcaktuara. Që siguria është në vendin e parë e konfirmoi edhe menaxhimi i minierës SASA.

Ministrja Shahpaska theksoi se me zgjidhjen ligjore në vitin 2018, kufiri i moshës së minatorëve u zbrit nga 58 në moshën 50 vjeçare, por për shkak të dilemave në interpretim, ministria punon në specifikimin e mëtejshëm të kësaj dispozite. Me ndryshimet në ligj, minatorët me përvojë prej 40 vite do të dalin në pension.

“Njëkohësisht si Ministri, punojmë për një Ligj tërësisht të ri për sigurinë dhe shëndetin gjatë punës, sepse obligimi ynë është të përforcojmë sigurinë e të gjithë punëtorëve, në veçanti për ato profesione që përcaktohen si të rrezikshme”, tha Shahpaska.

Ajo porositi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon me përpjekjen për respektimin e të drejtave të punëtorëve, sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit gjatë punës, dhe me këtë edhe kontroll të respektimit të të njëjtave, sepse secili qytetarë është i rëndësishëm.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.