07.10.2021

Ministrja Shahpaska në vizitë pune në Tiranë, Shqipëri

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, prej sot është në vizitë pune dy ditore në Tiranë, Shqipëri. Në kuadër të vizitës, ministrja Shahpaska do të ketë takim bilateral me Orgeta Manastirliu, ministren e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale të Shqipërisë.

Ministrja Shahpaska do të merr pjesë edhe në Forumin e Lidhjes, (Tirana Connectivity Forum), që u mbajt në Tiranë.

Këtë vit në Forumin e Lidhjes në Tiranë, që u mbajt nën moton “Së bashku ndërtojmë Ballkan më të mirë”, do të diskutohet për Planin Ekonomik dhe Investues i Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministrja Shahpaska do të merr pjesë në diskutimin e panelit me titull “Çfarë ka për të Rinjtë në Planin e Investimeve Ekonomike të Ballkanit Perëndimor në dizajnimin dhe zbatimin e politikave të drejtuar drejt integrimit më të mirë për të rinjtë në tregun e punës, në veçanti do t’i referohen përvojave tona si vend i parë i rajonit që e krijoi dhe zbatoi “Garancinë rinore”, sipas shembullit dhe modelit të zhvilluar dhe të aplikuar në vendet e Bashkimit Evropian.

Në diskutimin e panelit, krahas ministres Shahpaska, do të marrin pjesë edhe Federika Mogerini, ish Përfaqësuese e Lartë e BE-së për çështje të jashtme dhe nënkryetare e Komisionit Evropian.

Forumi i këtij viti në Tiranë është pjesë e kalendarit zyrtar të ngjarjeve brenda Presidencës Sllovene me Bashkimin Evropian.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.