Kompensim për shkak të pengesës sigurohet me qëllim të nxitjes së përfshirjes sociale dhe mundësive të barabarta të personave që janë:
- me pengesë të rëndë ose të thellë intelektuale,
- me formë më të rëndë të pengesës,
- person plotësisht i verbër ose i shurdhër.
Kompensim për shkak të pengesave mund të realizohet nga një person që ka të mbushura 26 vite, më së voni deri në moshën 65 vjeçare, e që shfrytëzohet pa dallim të moshës së shfrytëzuesit.
Kompensimi për shkak të pengesave nuk mund të realizohet nga një person i cili e shfrytëzon të drejtën e invaliditetit civil ose ushtarak.
Kompensimi për shkak të pengesës nuk mund të shfrytëzohet nga personi nëse me vendim të qendrës për punë sociale është i akomoduar më shumë se 30 ditë në një institucion për mbrojtje jashtë-familjare, familje për përkujdesje, jetë të organizuar me përkrahje ose në një institucion shëndetësor ose të ngjashëm që llogaritet si akomodim.
Shuma e kompensimit mujor për shkak të pengesave është:
- 7.204 denarë për një person me pengesa të rënda ose të thella intelektuale, me pengesa më të rënda trupore dhe person plotësisht i verbër dhe
- 4.117 denarë për një person plotësisht të shurdhër.
Shumat e kompensimit përshtaten me rritjen e shpenzimeve të jetesës për vitin e kaluar, të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistikë, në janar të vitit vijues.
E drejta e kompensimit për shkak të pengesës realizohet në bazë të mendimit konziliar të komisionit të shkallës së parë, i përberë nga tre mjekë specialist nga një institucion shëndetësor terciar përkatës.
Gjatë procedurës së ankesës kundër konstatimit dhe mendimit të komisionit të shkallës së parë për realizimin e kompensimit për shkak të pengesës, konstatim dhe mendim jep edhe komisioni i shkallës së dytë prej tre mjekëve specialist të institucionit shëndetësor terciar përkatës, të cilët nuk e sjellë vendimin konziliar të shkallës së parë.
Mënyra e realizimit të së drejtës për kompensim për shkak të pengesës, dokumentacioni i nevojshëm, përbërja e komisionit të shkallës së parë dhe të dytë, forma dhe përmbajtja e mendimit konziliar, si dhe kompensimi për lëshimin e mendimit konziliar, përcaktohen nga ana e ministrit në pajtim me ministrin e Shëndetësisë.
Personat me pengesa të rënda ose të thella intelektuale, realizojnë të drejtën e kompensimit për shkak të pengesës, në bazë të një konstatimi permanent, vlerësim dhe mendim lidhur me llojin dhe shkallën e pengesës, të lëshuar nga një organ profesional, në procedurë në pajtim me aktin e përgjithshëm dhe mënyrën e konstatimit të llojit dhe shkallës së pengesës, përcaktohen nga ministri, në pajtim me ministrin e Arsimit dhe Shkencës dhe ministrin e Shëndetësisë, si dhe vendimit nga Qendra për punë sociale.
Shfrytëzuesi i kompensimit për shkak të pengesës mund që të përzgjedh shërbimet e një ofruesi të shërbimit brenda shtëpisë dhe komunitetit.