ADOPTIMI I FËMIJËS

Në pajtim me Ligjin për familje, adoptues sipas rregullës mund të jetë një shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, kurse me përjashtime si adoptues mund të paraqitet edhe ndonjë person që është shtetas i huaj.

Adoptimi nga shtetasi i huaj mund të bëhet vetëm me pëlqim të Komisionit për vendimmarrje ndaj adoptimit pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa pëlqimi do të jepet vetëm nëse fëmija nuk mund të adoptohet brenda territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Në pajtim me Ligjin për familje, adoptues mund të jetë një person i cili është i aftë, që ka cilës personale për kryerje të suksesshme të të drejtave prindërore dhe të mos jetë më i moshuar se 45 vjeç. Adoptues patjetër duhet të jetë një person i moshuar të paktën 18 vjet më shumë se i adoptuari, Mirëpo, me përjashtim si adoptues mund të paraqitet edhe një person më i moshuar se 45 vjeç, por dallimi në moshë ndërmjet adoptuesit dhe të adoptuarit nuk guxon të jetë më shumë se 45 vjeç. Një çift martesor mund të paraqitet si adoptues nëse njëri prej tyre nuk e kalon kufirin e epërm të moshës.


Në pajtim me Ligjin për familje, adoptues nuk mund të jetë personi si vijon:

a) të cilit i është marrë ose kufizuar e drejta prindërore, si dhe person të cilit i është shqiptuar masë për vepër të kryer penale me dënim efektiv me burg në kohëzgjatje prej mbi gjashtë muajve,

b) për të cilin ekziston dyshim i bazuar se do ta përdor pozitën e adoptuesit në dëm të të adoptuarit,

g) i cili ka sëmundje psikike pse person me pengesa në zhvillim intelektual, si dhe person i cili vuan nga ndonjë sëmundje që mund ta rrezikojë shëndetin dhe jetën e të adoptuarit.

d) pengesa fizike e të cilit është e asaj shkalle sa që mund me arsye të dyshohet në mundësinë për kujdesin e fëmijës;

gj) nëse është më i moshuar se 45 vjeç;

e) është i varur nga droga ose substance tjera psikotrope ose alkool;

zh) ka sëmundje të rëndë kronike ose është i sëmurë nga ndonjë sëmundje e pashëruar ngjitëse dhe

z) nëse mendimi i ekipit të ekspertëve të qendrës për punës sociale është negative në raport me mundësinë që ata persona të jenë prindër.

Procedura për adoptimin e fëmijës fillon me parashtrimin e kërkesës për adoptim deri te Komisioni për vendimmarrje për adoptimin pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, rr. Dame Gruev, nr .14, Shkup.

 Ndaj kërkesës nevojitet që të bashkëngjiten këto dokumente:

- vërtetimi i shtetësisë

- certifikatë nga libri amë i të lindurve;

- certifikatë nga libri amë i të kurorëzuarve;

- vërtetim mjekësor për aftësinë shëndetësore dhe psikofizike për të adoptuar fëmijë;

- vërtetim se nuk ju është marrë e drejta prindërore;

- vërtetim se nuk janë të gjykuar;

- vërtetim se nuk ju është marrë aftësia e punës;

- vërtetim për gjendjen materiale;

- argument për pronësi të banesës;

- vërtetim për përgatitjen arsimore; dhe

- dokument për të ardhurat mujore dhe të ardhurat që kanë në dispozicion.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë nga të dy të martuarit dhe duhet të dorëzohen në formë origjinale ose fotokopje të vërtetuar në noter.

Në rastin kur si adoptues kemi një person që është shtetas i huaj ose shtetas maqedonas që jeton dhe punon jashtë vendit, krahas dokumenteve të lartpërmendura që duhet të dorëzohen në formë origjinale ose fotokopje të vërtetuar në noter edhe përkthimit të vërtetuar gjyqësor të dokumenteve në gjuhën maqedonase,  duhet të dorëzojë edhe:

- ekstrakte nga ligji i vendit të adoptuesve, që ka të bëjë me adoptimin dhe informata dhe argumente tjera në mënyrë që të sigurohen kushte të njëjta ose më të mira për jetë dhe zhvillim të fëmijës, dhe

- raport nga shërbimi përkatës social për aftësinë, përshtatjen dhe për motivet për adoptim, prejardhjen e tyre, për historinë familjare dhe mjekësore, për ambientin social, për arsyet e adoptimit, për mundësinë e zbatimit të adoptimit ndërkombëtar, si dhe për karakteristikat e fëmijëve për të cilët kanë mundësi që të kujdesen.

Komisioni për vendimmarrje për adoptim, pas shqyrtimit të dokumenteve, një kopje të lëndës e dorëzon deri te qendra për punë sociale,  sipas vendit të jetesës së parashtruesit të kërkesës. Qendra për punë sociale gjatë katër muajve të ardhshëm, zbaton procedurë për përcjelljen e adoptuesve potencial, me qëllim të vlerësimit të përshtatjes së tyre dhe motivit të adoptimit.

Pas përfundimit të procedurës së përcjelljes, qendra për punë sociale në afat prej 10 ditëve dorëzon propozim deri te Komisioni për vendimmarrje për adoptim, për shënim në Regjistrin e adoptuesve të mundshëm. Komisioni për vendimmarrje për adoptim në afat prej 30 ditëve sjell vendim për shënim në Regjistrin e adoptuesve të mundshëm, të cilin e dorëzon edhe deri te qendra për punë sociale, ndërsa adoptuesit i informon se janë të shënuar në Regjistër.

Në pajtim me Ligjin për familje, përzgjedhja e adoptuesit për një fëmijë konkret bëhet në formë elektronike

Kriteret e përafërta dhe mënyra e përzgjedhjes së adoptuesit në formë elektronike, janë të përcaktuara me Rregulloren për kriteret e përafërta dhe mënyrën e përzgjedhjes së adoptuesit në formë elektronike (“Gazetë zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.60/12).

 

Në Rregullore janë përcaktuar këto kritere dhe pikë:

- gjendja shëndetësore-3 pikë;

- statusi psikosocial-35 pikë;

 - kushtet materiale-18 pikë; 

- kushtet banesore-18 pikë; 

- koha e pritjes-10 pikë;

 - shkalla e arsimimit-3 pikë;

 - statusi martesor-13 pikë dhe

- shtetësia – për këtë kriter nuk fitohen pikë, por gjatë zgjedhjes së adoptuesit në formë elektronike, ju jepet prioritet shtetasve të Republikës së Maqedonisë. 

Numri maksimal i pikëve që mund të fitohen me plotësimin e të gjitha kritereve është 100 pikë.

Komisioni për vendimmarrje për adoptim gjatë kontrollit të dokumenteve dhe të dhënave që janë shënuara në programin elektronik, bën përzgjedhjen e adoptuesit më të përshtatshëm nga 3 adoptuesit e mundshëm nga lista e programit elektronik, për çka edhe miraton vendim në pajtim me Ligjin.

Në pajtim me Ligjin për familje, është paraparë edhe një periudhë e detyrueshme e adaptuese, e cila zgjatë nga 2 deri në 3 muaj. Qendra për punë sociale vazhdimisht e përcjell periudhën adaptuese, respektivisht e ndjek akomodimin e fëmijës në familjen e adoptuesve të përzgjedhur. Pas skadimit të afatit adaptues, qendra për punë sociale dorëzon mendim deri te Komisioni, në lidhje me atë nëse fëmija duhet të adoptohet nga adoptuesit e përzgjedhur. Nëse mendimi i qendrës për punë sociale është pozitiv, Komisioni thërret një mbledhje në të cilën konfirmohet adoptimi, si dhe miratohet vendim për adoptimin.

Në pajtim me dispozitat ligjore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, adoptimi është i fshehtë, adoptimi i miratuar nuk mund të shfuqizohet dhe me të krijohen raportet sikur edhe gjatë lindjes.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.