Akomodimi në një familje kujdestare
Sipas dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen Sociale, kujdesi familjar përfshin mbrojtjen bazë dhe kujdesin 24-orësh për fëmijët dhe të rriturit që nuk kanë familje ose nuk kanë kushte për jetesë në familjen e tyre. Kujdesi mund të ofrohet si kujdes i përgjithshëm, i specializuar, rastësor, intervenues ose familjar.
Vendosja e fëmijëve në një familje kujdestare është forma më e përshtatshme e mbrojtjes së fëmijëve, sepse mundëson zhvillimin e duhur psiko-social të tyre në kushte më të afërta me mjedisin familjar. Kjo formë e mbrojtjes së fëmijëve është aplikuar për një kohë të gjatë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe vazhdimisht po zhvillohet dha avancohet.
Sipas Rregullores për kriteret më të afërta për përzgjedhjen e familjes kujdestare, llojin dhe numrin e përfituesve që mund të akomodohen në një familje kujdestare, standardet për ofrimin e shërbimit të kujdestarisë, normat dhe standardet për kryerjen e veprimtarisë së qendrës së mbështetjes së familjes, për hapësirën, mjetet, personelin dhe mënyrën e mbajtjes së evidencës dhe dokumentacionit të nevojshëm për familjet kujdestare (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 288/20), kujdestar mund të jetë vetëm një person i rritur.
Gjatë zgjedhjes së një familje kujdestare, merren parasysh gjendja e përgjithshme shëndetësore dhe përshtatshmëria e aplikantit dhe të gjithë anëtarëve të familjes. Kujdestari është i detyruar t'i sigurojë fëmijës së mitur kujdesin dhe akomodimin në familje, kujdesin, higjienën e përgjithshme dhe personale, ushqimin, veshjet dhe këpucët e nevojshme, të kujdeset për shëndetin e fëmijës, të kujdeset për zhvillimin, arsimin dhe edukimin e tij. Kujdestari është i detyruar të kujdeset për plotësimin e nevojave etike, kulturore, argëtuese dhe rekreative të fëmijës së akomoduar në familje, si dhe të respektojë përkatësinë etnike dhe fetare të fëmijës së akomoduar.
Në të njëjtën kohë, kujdestari është i detyruar t'i mundësojë fëmijës vazhdimin e lidhjes me familjen e tij biologjike, nëse ka, si dhe të kujdeset dhe të përgatisë fëmijën për takimet me familjen e tij biologjike. Fëmija vendoset në familje kujdestare derisa të jepet një zgjidhje e përhershme akomodimi që duhet të kthehet në familjen biologjike ose të adaptohet. Ligji për mbrojtjen sociale jep të drejtën e rimbursimit të shpenzimeve të akomodimit të fëmijës dhe rimbursimit të përkujdesjes.
Çmimi i shërbimit të përkujdesjes sociale është definuar me Vendim për përcaktimin e çmimeve të shërbimeve sociale në shtëpi, për mbrojtje jashtë-familjare, për ndihmë dhe mbështetje profesionale, për kujdes ditor, për qëndrim të përkohshëm, për këshillim dhe për ndihmë në përkujdesje familjare për vitin 2024, gjegjësisht me Vendimin për ndryshimin e vendimit për përcaktimin e çmimeve të shërbimeve sociale në shtëpi, për mbrojtje jashtë-familjare, për ndihmë dhe mbështetje profesionale, për kujdes ditor, për qëndrim të përkohshëm, për këshillim dhe për ndihmë në përkujdesje familjare për vitin 2024 .