Të drejtë të garantuar të ndihmës minimale ka një amvisëri e cila është e pasiguruar materialisht dhe nuk ka në pronësi pronë ose të drejta pronësore nga të cilat mund të jetojë.

                Si familje e pasiguruar materialisht konstatohet një amvisëri, shumë e përgjithshme mesatare e të gjitha të hyrave të anëtarëve të amvisërisë nga të gjitha aspektet, gjatë tre muajve para parashtrimit të kërkesës për realizimin e të drejtës edhe gjatë shfrytëzimit të së drejtës, është më e ulët se shuma e ndihmës së përcaktuar dhe të garantuar minimale, në pajtim me këtë ligj.

Shuma e të drejtës për ndihmë të garantuar minimale përllogaritet si bazë për një anëtarë të amvisërisë, e rritur për koeficientin e shkallës ekuivalente për anëtarët e tjerë të amvisërisë, e më së shumti për pesë anëtarë të amvisërisë.

                 Baza është 4.000 denarë në muaj, ndërsa për çdo anëtarë tjetër të rritur të amvisërisë, baza rritet në pajtim me shkallën ekuivalente edhe atë për:

– anëtarin e dytë për koeficient prej 0.5,
– anëtarin e tretë  për koeficient prej 0.4,
– anëtarin e katërt për koeficient prej 0.4 dhe
– anëtarin e pestë për koeficient prej 0.2.

Për fëmijët e amvisërisë, baza rritet për koeficientin prej 0.1.

                Shkalla ekuivalente rritet për koeficientin prej 0.5 për çdo femër të vetë mbajtur gjatë shtatzënisë deri në një muaj para lindjes dhe për prind të vetë mbajtur deri në fillimin e arsimit fillor të fëmijës, por më së voni deri në moshën shtatëvjeçare të fëmijës, deri te fëmija i tretë.

                Shkalla ekuivalente gjithashtu rritet edhe për personat që janë të paaftë për punë, për shkak të pengesave intelektuale, pengesave trupore, sëmundjeve shpirtërore ose për shkak të ndryshimeve të përhershme të gjendjes shëndetësore, por më së shumti deri në tre anëtarë në një amvisëri edhe atë për anëtarin e parë për koeficient prej 0.5, për anëtarin e dytë për koeficient prej 0.2 dhe për anëtarin e tretë për koeficient prej 0.2

                Paaftësia për punë e këtyre personave, konstatohet me raport, vlerësim dhe mendim nga komisioni profesional për konstatimin e paaftësisë për punë, e formuar pranë Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pajtim me Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor.

                 E drejta e ndihmës së garantuar minimale mund të realizohet edhe nga amvisëritë që janë të pasiguruara materialisht, por që kanë në pronësi pronë dhe të drejta pronësore prej të cilave mund të jetojë, në rast kur anëtari i amvisërisë, pronari i pronës, lidh kontratë për përkujdesje të përjetshme me qendrën për punë sociale.

                Shuma e të drejtës për ndihmë të garantuar minimale përcaktohet nga qendra për punë sociale në bashkëpunim me shfrytëzuesin, në varësi prej vlerës së pronës që është lëndë e kontratës për përkujdesje të përhershme, me pëlqim paraprak nga ana e Ministrisë.

                 Qendra për punë sociale e përcakton bartësin e të drejtës për ndihmë të garantuar minimale. Bartësi i së drejtës është i obliguar që ta paraqesë numrin e anëtarëve të amvisërisë dhe gjendjen pronësore për të dhe të gjithë anëtarët e amvisërisë, gjatë parashtrimit të kërkesës deri te qendra kompetente për punë sociale, të raportojë edhe për ndryshimet gjatë shfrytëzimit të së drejtës, e të cilat ndikojnë në realizimin dhe shfrytëzimin e të drejtës, në afat prej 15 ditëve, llogaritur nga momenti i ndryshimit.

                Qendra për punë sociale me detyrë zyrtare e kontrollon gjendjen materiale të bartësit të së drejtës së ndihmës së garantuar minimale dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të rritur në amvisëri, duke siguruar të dhëna për të hyrat e realizuara mujore nga evidenca zyrtare e organit kompetent publik, Ministrisë së Financave – Drejtorisë së të ardhurave publike”.

                Ndihma e garantuar minimale paguhet në lartësinë e dallimit të shumë së konstatuar të ndihmës së garantuar minimale dhe të hyrave të përgjithshme mesatare mujore nga të gjitha burimet në amvisëri, të realizuara gjatë tre muajve të fundit. Shuma e ndihmës së garantuar minimale përshtatet sipas rritjes së shpenzimeve të jetesës për vitin e kaluar, të publikuara nga Enti shtetëror i statistikës në janar të vitit vijues.

                Në rast kur nuk ka rritje të shpenzimeve të jetesës për vitin e kaluar, nuk bëhet përshtatje e shumë së ndihmës së garantuar minimale.

                   Gjatë përcaktimit të shumë së ndihmës së garantuar minimale, si anëtarë i amvisërisë nuk konsiderohet personi i cili:

-          është në vuajtje të dënimit me burg më gjatë se 30 ditë.

-          me vendim të qendrës për punë sociale është vendosur në një institucion për mbrojtje sociale jashtë-familjare, familje për përkujdesje, jetë të organizuar me përkujdesje, ose institucione tjera dhe

-          është kryerës i dhunës në familje.

 

Të drejtë të ndihmës së garantuar minimale nuk mund të realizojë një amvisëri, ku një anëtarë mund:

-          Mund të kujdeset për veten e tij,

-          Mund të realizojë të ardhura nga shitja ose dhënia me qira e një prone të tyre,  të cilën nuk e shfrytëzojnë anëtarët e tjerë të amvisërisë,

-          Ka lidhur kontratë për përkujdesje të përhershme, por nuk ka inicuar procedurë për prishjen e kësaj kontrate,

-          Mund të sigurojë përkujdesje në baza tjera,

-          Është fshirë nga evidence e personave të papunë për shkak të paraqitjes jo të rregullt, deri në skadimin e periudhës kur e fiton të drejtën për t’u paraqitur sërisht, në pajtim me rregullat e punësimit dhe sigurimit në rast të papunësisë dhe/ose

-          Të cilit i ka pushuar marrëdhënia e punës me marrëveshje, me kërkesë të tij ose me largim nga puna nga ana e punëdhënësit për shkak të shkeljes së obligimeve të kontraktuara ose obligimeve tjera nga marrëdhënia e punës, gjatë 12 muajve të fundit para parashtrimit të kërkesës për realizimin e së drejtës për ndihmë të garantuar minimale.

                E drejta e ndihmës së garantuar minimale nuk mund të realizohet nga një amvisëri e cila nuk është e ekspozuar në rreziqe sociale, që konstatohet në bazë të një kontrolli të drejtpërdrejtë dhe dokumentacionit zyrtar nga punëtori i autorizuar i qendrës për punë sociale.

                 Anëtarët e amvisërisë, shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale, të cilët janë të papunë, evidentohen në qendrën kompetente të punësimit, në pajtim me Ligjin për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë. Qendra për punë sociale e obligon shfrytëzuesin që në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të vendimit për realizimin e të drejtës për ndihmë të garantuar minimale, të evidentohet si person i papunësuar në qendrën kompetente të punësimit.

                    Nëse shfrytëzuesi nuk paraqitet në qendrën kompetente të punësimit në afatin e përcaktuar, i njëjti me detyrë zyrtare, menjëherë ndërsa më së voni tre ditë nga dita e skadimit të afatit, e njofton qendrën kompetente për punë sociale. Qendra për punë sociale përpilon një plan individual me secilin anëtarë të amvisërisë, shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale, i cili nuk është i punësuar dhe është i evidentuar në Qendrën kompetente për punësim. Shfrytëzuesi i ndihmës së garantuar minimale është i obliguar që të realizojë obligimet nga plani individual me qëllim të tejkalimit të pasigurisë materiale të amvisërisë.

                Qendra për punë sociale dhe Qendra për punësim bashkëpunojnë gjatë realizimit të planit individual për punësimin e shfrytëzuesit, me qëllim të pjesëmarrjes së tij në masat aktive të punësimit, si dhe të punësimit. Qendra për punë sociale e zbaton planin individual për secilin anëtarë të amvisërisë që është i aftë për punë, shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale në pajtim me të dhënat e planit individual për punësim, të marra nga Qendra e punësimit.

                   Mënyra e bashkëpunimit për përfshirjen e shfrytëzuesit në masat aktive të punësimit, si dhe forma e formularit të planit individual nga neni 35 paragrafi 1 i këtij ligji, përcaktohen nga ana e ministrit të Punës dhe Politikës Sociale (në tekstin e mëtejmë: ministri).

Obligimi i theksuar më lartë nuk vlen për personat:

-          në shkollim të rregullt

-          të paaftë për punë

-          femër gjatë shtatzënisë, një muaj para lindjes dhe një prej prindërve i cili kujdeset për fëmijën deri në moshën nëntëmujore, përveç nëse vet nuk pajtohet që të marrë pjesë në masat dhe shërbimet aktive,

-          ka mbushur 60 vite moshë, përveç nëse vetë nuk pajtohet që të marrë pjesë në masat aktive të punësimit,

-          në marrëdhënie pune

-          realizues i veprimtarisë bujqësore, blegtorale ose ndonjë forme tjetër dhe

-          realizues i veprimtarisë së zejtarisë, respektivisht veprimtarie profesionale.

                     Shfrytëzuesit e ndihmës së garantuar minimale mund të angazhohen për të kryer punë publike, në pajtim me rregullat nga sfera e punësimit dhe sigurimit në rast të papunësisë.

                Personat që nuk i nënshtrohen angazhimit të punës janë: personi i moshës mbi 60 vjeçare, femër gjatë shtatzënisë dhe një prind i cili kujdeset për fëmijët deri në moshën nëntëmujore të fëmijës, person i paaftë për punë për shkak të pleqërisë, pengesave ose sëmundjeve, person në marrëdhënie pune, nxënës dhe student.

                      Nëse shfrytëzuesi i ndihmës së garantuar minimale, e refuzon pa arsye angazhimin e punës, konsiderohet si anëtar i amvisërisë gjatë përllogaritjes së të hyrave të përgjithshme të amvisërisë, ndërsa përjashtohet nga shfrytëzimi i së drejtës për ndihmë të garantuar minimale gjatë 12 muajve të ardhshëm, llogaritur nga dita e miratimit të vendimit.

                   E drejta e ndihmës së garantuar minimale ndërpritet nëse:

-          Gjatë parashtrimit të kërkesës, bartësi jep të dhëna të pavërteta ose jo të plota në lidhje me gjendjen materiale, familjare dhe pronësore të amvisërisë.

-          Gjatë shfrytëzimit të së drejtës, bartësi nuk e paraqet ndryshimin e numrit të anëtarëve të amvisërisë dhe gjendjen pronësore të tij dhe të gjithë anëtarëve të amvisërisë.

-          Shfrytëzuesi nuk paraqitet në qendrën kompetente të punësimit në afat dhe nuk përmbush me rregull obligimet për evidentim në pajtim me rregullat e punësimit dhe sigurimit në rast të papunësisë,

-          Shfrytëzuesi dy herë radhazi refuzon që të përmbush obligimet nga plani individual për punësim për përfshirjen e tij në programin e masave aktive të punësimit ose refuzon ndonjë ndërmjetësim për punësim në pajtim me Ligjin për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë,

-          Marrëdhënia e punës i ka pushuar me marrëveshje, me kërkesë të tij ose me largim nga puna nga ana e punëdhënësit për shkak të shkeljes së obligimeve nga kontrata ose obligimeve tjera nga marrëdhënia e punës,

-          Amvisëria nuk është e ekspozuar ndaj ndonjë rreziku social, të konstatuar në bazë të një kontrolli të drejtpërdrejt dhe të dokumentacionit zyrtar nga nëpunësi i autorizuar i qendrës për punë sociale, ose

-          Nëpunësit të autorizuar nuk i lejohet që të kryej kontroll në shtëpi për të konstatuar gjendjen materiale dhe të numrit të anëtarëve në amvisëri, të konstatuar në bazë të dokumentacionit zyrtar.

                    Këto amvisëri nuk përjashtohen nga shfrytëzimi i së drejtës së ndihmës së garantuar minimale gjatë 12 muajve të ardhshëm. Amvisërisë të cilës i pushon e drejta për ndihmë të garantuar minimale, e drejta do të vazhdohet vetëm për personat që janë anëtarë të amvisërisë, të cilët nuk janë shkaktarë të ndërprerjes të së drejtës.

                    Amvisëria që shfrytëzon ndihmë të garantuar minimale, realizon shtesa financiare për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve për konsumimin e energjisë në amvisëri, për muajt nga tetori e deri në mars.

                Shuma mujore e shtesës është 1.000 denarë, e përshtatur me rritjen e shpenzimeve të jetesës për vitin e kaluar, që janë publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës, në janar për vitin vijues.

                Amvisëritë me fëmijë që shfrytëzojnë ndihmë të garantuar minimale, realizon edhe të drejtat për mbrojtjen  e fëmijëve, në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.