Ndihma e njëhershme në para ose ndihmë në naturë i ndahet një personi ose një familjeje e cila është gjendur në gjendje të rrezikut social, si dhe një personi dhe familje për shkak të ndonjë fatkeqësie ose epidemie, si dhe mjekimit më të gjatë të një anëtari të familjes në një institucion shëndetësor.

Me ndihmë në naturë nënkuptohet sigurimi i veshjeve, ushqimit dhe mjeteve tjera për të cilat qendra për punë sociale do të konstatojë se janë të domosdoshme për ekzistencë minimale të qytetarit dhe familjes.

Me përjashtim, rastet e fatkeqësive, sëmundjeve akute që kërkojnë trajtime spitalore dhe të ngjashme, mund ta shfrytëzojnë edhe shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët nuk kanë vendbanim të përhershëm, si dhe të huajt me vendqëndrim të përkohshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në pajtim me ligjin.

Në Buxhetin e Republikës sigurohen mjete për të dhënë ndihmë të njëhershme në para në rastet e rrezikimit të jashtëzakonshëm të popullsisë në përmasa më të mëdha.

 

Shuma e ndihmës së njëhershme në para mund të jetë deri në 30.000 denarë, edhe atë:

- për të përmbushur nevojat e personit ose familjes që është gjendur në pozitë të rrezikut social, e që mund të mbeten pasoja të përhershme, për shkak të fatkeqësisë natyrore (tërmetit, vërshimit, zjarrit), epidemisë dhe vdekjes së një anëtari të familjes,

- person që ka nevojë për ndërhyrje operative ose shërim më të gjatë në një institucion shëndetësor jashtë vendit dhe

- person që nuk ka të siguruar çështjen banesore e që shfrytëzon ndihmën e garantuar minimale e që është i paaftë për punë, si një ndihmë për të siguruar akomodimin e domosdoshëm.

Shuma e ndihmës së njëhershme në para mund të jetë deri në 15.000 denarë për nevojat e një personi – viktimë e dhunës në familje, për të siguruar mbrojtje dhe përkujdesje urgjente.

Shuma e ndihmës së njëhershme në para mund të jetë deri në 12.000 denarë për të përmbushur nevojat e një personi ose familjeje e cila është gjetur në pozitë të rrezikut social në rastet e shërimit më të gjatë në institucione shëndetësore, si dhe për personat – viktimë të dhunës në familje, për të realizuar të drejtën e mbrojtjes shëndetësore dhe trajtimeve mjekësore.

Shuma e ndihmës së njëhershme në para mund të jetë deri në 4.500 denarë për të përmbushur nevojat e një personi ose familjeje e cila është gjetur në pozitë të rrezikut social që nuk le pasoja të përhershme, por që është e domosdoshme të bëhet sigurimi social dhe material i personit.

Shuma e së drejtës për ndihmë të njëhershme në para, përshtatet me rritjen e shpenzimeve jetësore të vitit të kaluar, të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistikë në janar të vitit vijues.

Ndihma e njëhershme në para realizohet në qendrën për punë sociale.

Me përjashtim të rasteve urgjente, ministri mund të miratojë vendim për ndarjen e ndihmës së njëhershme në para.

Kundër vendimit të ministrit, mund të bëhet ankesë deri te Komisioni shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë të marrëdhënies së punës në shkallë të dytë.

Personi që deri në moshën 18 vjeçare ka pasur status të fëmijës pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore, respektivisht pas pushimit të kujdestarisë, e më së shumti deri në moshën 26 vjeçare, ka të drejtë për ndihmë intervenuese të njëhershme në para, në shumë prej 180.000 denarë, me qëllim të kyçjes në mjedisin social.

Kjo e drejtë realizohet pas lëshimit të institucionit ose familjes kujdestare.

Qendra për punë sociale, së bashku me këtë person bën një plan të integrimit të personit në mjedisin social i cili ka të bëjë me sigurimin e banimit, punësimit, arsimimit të rregullt dhe nevojave të tjera, në bazë të së cilave paguhen këto mjete.

Plani përpilohet tre muaj para lëshimit të institucionit për mbrojtje jashtë familjare, njësisë banesore të jetesës me përkrahje ose familjes kujdestare.

Në kërkesën për realizimin e ndihmës së njëhershme në para, parashtruesi thekson se për çfarë qëllimi i nevojitet ndihma dhe në afat prej 15 ditëve pas shfrytëzimit të mjeteve, e më së voni tre muaj pas marrjes së ndihmës, ai parashtron argument deri te qendra për punë sociale, që i ka shfrytëzuar mjetet për qëllimin e theksuar në kërkesë, përveç për ndihmën e njëhershme në para në shumë prej 4.500 denarë.

Nëse personi nuk parashtron argument në afat, obligohet që të kthejë mjetet e pranuara.

Kërkesa për realizimin e të drejtës për ndihmë të njëhershme në para parashtrohet në qendrën kompetente të vendit për punë sociale, në një formular të veçantë – Kërkesë për realizimin e të drejtës për ndihmë të njëhershme në para, qendra për punë sociale e merr parasysh dokumentacionin e parashtruar.

Parashtruesi i kërkesës për realizimin e të drejtës për ndihmë të njëhershme në para, dorëzon edhe letërnjoftimin ose dokument tjetër personal për kontroll, për të përcaktuar adresën e vendbanimit.

Dokumentacioni i nevojshëm për realizimin e të drejtës për ndihmë të njëhershme në para, në rast se parashtruesi i kërkesës nuk shfrytëzon të drejtën për mbrojtje sociale, për të dhe anëtarët e familjes është:

1. Letërnjoftim valid për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lejen për qëndrim të përhershëm për të huaj, letërnjoftim për refugjat të pranuar ose letërnjoftim për person në mbrojtje subsidiare, dorëzohet vetëm për kontroll për të dëshmuar identitetin dhe shtetësinë, ose kërkesën e parashtruar për njohjen e së drejtës së azilit,

2. Certifikatë nga libri amë i të lindurve,

3. Certifikatë nga libri amë i të kurorëzuarve, nëse ka lidhur bashkësi martesore;

4. Certifikatë nga libri amë i të vdekurve, për anëtarë të vdekur të familjes;

5. Vërtetim për neto pagën e marrë gjatë tre muajve të fundit para parashtrimit të kërkesës;

6. Vërtetim për pension të realizuar, për pensionistët;

7. Vërtetim nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për anëtarët e papunësuar të familjes dhe

8. Vërtetim për të ardhurat e realizuara ose të paraqitura nga Drejtoria e të Ardhurave Publike

 

Për shfrytëzuesit e së drejtës për mbrojtje sociale, gjendja faktike në bazë të dokumenteve nga paragrafi 2 i këtij neni, përcaktohet nga shkresat e lëndës.

Dokumentet nga pikat nga ana e qendrës për punë sociale, merren me detyrë zyrtare përmes shkëmbimit të të dhënave në formë elektronike nga institucionet përkatëse ose në formë të shkruar, pas pëlqimit të dhënë paraprak nga ana e parashtruesit/shfrytëzuesit, për të përdorur të dhënat personale në procedurën e realizimit dhe shfrytëzimit të së drejtës së ndihmës së njëhershme në para.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.