Të drejtë për kompensim për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër ka çdo person që ka mbushur 26 vite moshë, me pengesë të matur, të rëndë ose të thellë intelektuale, person me pengesa të rënda dhe më të rëndë trupore, person plotësisht i verbër, si dhe person me ndryshme të përhershme të gjendjes shëndetësore, i cili ka nevojë të domosdoshme për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër, sepse ai vetë nuk mund të kryej aktivitetet bazë nga jeta e përditshme, nëse këtë të drejtë nuk mund ta realizojë në bazë të rregullave tjera.

Shuma e kompensimit për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër përcaktohet në varësi të nevojës për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër.

Nevoja për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër në masë të madhe ka një person me pengesë të rëndë ose të thellë intelektuale, person me pengesa të rënda dhe më të rëndë trupore, person plotësisht i verbër, si dhe person me ndryshme të përhershme të gjendjes shëndetësore, për çka edhe nuk mundet që të përmbush aktivitetet themelore nga jeta e përditshme, nuk mund që as me ndihmën e pajisjeve ortopedike të lëviz brenda ose jashtë banesës, nuk mund që vet të ushqehet, vishet, të mirëmbajë higjienën personale, e as që të kryej nevojat themelore fiziologjike.

Nevoja për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër në masë më të vogël kanë edhe persona me pengesë të matur intelektuale dhe person i cili për shkak të ndryshimeve të përhershme të gjendjes shëndetësore nuk mund që pa ndihmën e një person tjetër të përmbush në tërësi nevojat e veta themelore për jetë.

Nevoja për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër nga paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni kanë edhe personat të cilët për shkak të ndryshmeve të përkohshme të gjendjes shëndetësore pa ndihmën e pajisjeve ortopedike nuk mund të kryejnë aktivitetet themelore nga jeta e përditshme.

Gjatë konstatimit të shkallës së nevojës për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër merret parasysh edhe indeksi i Barellit, i cili është pjesë përbërëse e mendimit të lëshuar nga mjeku amë i parashtruesit të kërkesës.

Shuma e kompensimit mujor për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër në shumë më të madhe është 4.565 denarë, të përshtatur me rritjen e shpenzimeve jetësore të vitit të kaluar, të publikuar nga Enti Shtetëror për Statistikë në janar të vitit vijues.

Shuma e kompensimit mujor për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër në shumë më të vogël është 4.039 denarë, të përshtatur me rritjen e shpenzimeve jetësore të vitit të kaluar, të publikuar nga Enti Shtetëror për Statistikë në janar të vitit vijues.

Nevojën për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër përmes një konstatimi, vlerësimi dhe mendimi e përcaktojnë komisionet profesionale të formuara në institucionet publike shëndetësore në përbërje me nga tre doktorë specialist ose subspecialist të këtyre sferave: mjekësisë interne, neurologjisë, psikiatrisë, mjekësisë fizikale dhe rehabilitimit, ortopedisë ose oftalmologjisë.

Shfrytëzuesi i kompensimit për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër mundet që sipas përzgjedhjes së tij të shfrytëzojë shërbimet edhe nga një ofrues i autorizuar i shërbimit në shtëpi.

Personi i cili me vendim të qendrës për punës sociale është akomoduar më tepër se 30 ditë në një institucion për mbrojtje sociale jashtë-familjare, nuk mund të shfrytëzojë kompensimin për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër gjatë periudhës sa është i akomoduar.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.