Shërbimet sociale që sigurohet në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale janë

1. shërbimet e informimit dhe udhëzimit;

2. shërbimet e ndihmës dhe përkrahjes profesionale;

3. shërbimet e këshillimit;

4. shërbimet në strehimore;

5. shërbimet në komunitet dhe

6. shërbimet për mbrojte jashtë familjare.

 

1. Shërbimet për informim dhe udhëzim përfshijnë informimin e qytetarëve për të drejtat e mbrojtjes sociale dhe shërbimet e disponueshme sociale, vlerësimin e parë dhe udhëzimin deri te institucionet tjera, me qëllim të realizimit të qasjes së lirë deri te të drejtat dhe shërbimet.

2. Shërbimet e ndihmës profesionale dhe përkrahjes së individit dhe familjes përfshijnë ndihmën dhe përkrahjen për tejkalimin e problemeve individuale dhe familjare përmes vlerësimit, planifikimit, intervenimeve për mbrojtje dhe evakuim, si dhe përcjelljen e gjendjes pas përfundimit të intervenimeve, me qëllim të forcimit të shfrytëzuesve, promovimit të zhvillimit të tyre të lirë, sigurimit dhe ruajtjen e mirëqenies dhe pavarësisë dhe aftësimin e tyre afatgjatë për tejkalimin e pavarur të problemeve sociale.

3. Shërbimet e këshillimit përfshijnë punë këshilluese, respektivisht punë në këshillimore, me qëllimin e parandalimit, zbutjes dhe tejkalimit të pasojave nga problemet sociale të shkaktuara te individi dhe familja, edhe atë për: përgatitjen për martesë, jetë në familje, prindëri, planifikim të familjes, këshillime martesore/partnere për partnerët me marrëdhënie të përkeqësuar, këshillime gjatë divorcit të martesës, meditacion familjar për familjet me marrëdhënie të përkeqësuar, përkrahje psikosociale për viktimat e dhunës në familje, trajtim psikosocial i kryerësve të dhunës në familje si dhe lloje tjera të specializuara të këshillimeve.

4. Shërbime në shtëpi janë shërbime për të siguruar ndihmë dhe përkujdesje në shtëpinë e personit me kapacitet të zvogëluar funksional, të përkohshëm ose të përhershëm, me qëllim të mundësimit që personi të vazhdojë të jetojë në shtëpinë e tij, duke parandaluar nevojën për mbrojtje jashtë familjare, e që sigurohet si ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi përmes asistencës personale.

Më shërbimin për ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi, sigurohet ndihmë gjatë kryerjes së aktiviteteve bazike dhe instrumentale nga jeta e përditshme deri në 80 orë gjatë muajit, për personat me kapacitete të zvogëluara funksionale të cilët nuk munden që të kujdesen për veten e tyre, me qëllim që të aftësohet shfrytëzuesit për vetë ndihmë, respektivisht ta kthejë, fitojë dhe ruaj aftësinë që të kujdeset për veten e tij, për të vazhduar më tej të jetojë në shtëpinë e tij ose që të bëjë një jetë të pavarur brenda komunitetit. Shfrytëzuesit e shërbimit janë: personat me pengesat më të rënda, respektivisht pengesa të kombinuara me shkallë në shkallë më të lartë, persona plotësisht të verbër, persona të moshuar dhe persona tjetër të cilët kanë nevojë për ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi.

Shërbimi i asistencës personale përfshinë ndihmën dhe përkrahjen individuale për personat nga mosha 18 deri në 65 vjeçare, me kapacitet të zvogëluar funksional, me qëllim që të mundësohet një jetë e pavarur, me pjesëmarrje aktive dhe të barabartë në komunitet, si dhe kryerjen e aktiviteteve të përditshme, të cilat një person pa pengesa i kryen zakonisht pa ndonjë përkrahje. Asistenca personale përfshinë: ndihmë dhe përkrahje për të kryer aktivitetet themelore dhe instrumentale nga jeta e përditshme, ndihmë dhe përkrahje në vendin e punës, institucionet arsimore, qendrat e rehabilitimit, ndihmë dhe përkrahje brenda komunitetit, si dhe aktivitete tjera me interes për këtë person, deri në 80 orë brenda muajit. Shfrytëzuesit e shërbimit janë personat me pengesa më të rënda trupore si dhe personat me verbërim të përhershëm.

 

5. Shërbimet brenda komunitetit përfshijnë shërbimet e qëndrimit të përkohshëm ditor, risocializimit, rehabilitimit, ri integrimit të shfrytëzuesve, largimit nga kujdesi familjar dhe shtëpisë në gjysmë të rrugës, me qëllim të parandalimit, përkujdesjes dhe mbrojtjes, me qëllim të mundësimit që shfrytëzuesi të vazhdojë të jetojë në shtëpinë e tij, respektivisht komuniteti dhe parandalimi i nevojës për mbrojtje jashtë familjare.

Shërbimet e qëndrimit ditor

Shërbimi i qëndrimit ditor përfshinë përkujdesjen ditore, aktivitetet individuale për të fituar aftësi jetësore dhe punuese, aktivitete sociale, kulturore dhe rekreative, përkrahje sociale të personave dhe familjeve të tyre, si dhe aktivitete tjera të ngjashme. Shfrytëzues të shërbimit janë: fëmijët në rrezik, personat me pengesa, personat e margjinalizuar, personat e moshuar si dhe persona të tjerë me probleme specifike sociale.

Shërbimi i rehabilitimit dhe ri integrimit të personave që ballafaqohen me probleme sociale dhe/ose shëndetësore, sigurohet përmes përkrahjes psikosociale, punës me terapi, terapisë punuese-okupuese, përkrahjes për të fituar aftësi të punës dhe aftësi për punësim, riintegrim dhe jetë të pavarur. Shfrytëzuesit e shërbimit janë: fëmijët në rrezik, personat me pengesa dhe personat e margjinalizuar me probleme specifike sociale dhe shëndetësore.

Shërbimi për risocializim sigurohet përmes punës këshilluese, terapisë individuale, familjare dhe grupore, përkrahjes arsimore, shoqërimit, edukimit për zhvillimit të aftësive, sportit, rekreacionit, krijimtarisë, përkrahjes për të fituar aftësi për punë dhe aftësi për punësim si dhe shërbime tjera të risocializimit, varësisht nga nevojat e shfrytëzuesve. Shërbimi për fëmijët në rrezik dhe fëmijët e konfrontuar me ligjin sigurohet në qendrat për fëmijë, në pajtim me Ligjin për drejtësi të fëmijëve. Shërbimi për risocializim, për personat e moshuar pas vuajtjes së dënimit me burg dhe personave tjerë me probleme specifike sociale, nevojat për risocializim sigurohen edhe në qendrat për risocializim.

Shërbimi për qëndrim të përkohshëm siguron mbrojtjen dhe ndihmën profesionale për personat që gjenden në gjendje krize, për tejkalimin e gjendjes dhe integrimit të tyre social. Shfrytëzuesit e shërbimit janë: fëmijë që hasen pa kujdes prindëror ose të cilët bredhin, fëmijë viktima të keqpërdorimit, fëmijë viktima të dhunës në familje dhe dhunës së bazuar në gjini, viktimat e tregtisë me njerëz, të pastrehët/ Shërbimi sigurohet në kohëzgjatje prej tre muajve, me mundësi për ta vazhduar edhe për tre muaj tjerë, ndërsa në raste të jashtëzakonshme kur gjendja nuk është tejkaluar, deri edhe në një vit. 

Shërbimi për ofrimin e kujdesit familjar siguron përkujdesje afatshkurtër për anëtarët e varur të familjes për shkak të mungesës, pushimit dhe plotësimit të nevojave personale dhe profesionale të anëtarëve të familjes që kujdesen për ta, e që mund të sigurohet edhe në shtëpinë e shfrytëzuesit. Shfrytëzues të shërbimit janë anëtarët e familjes që kujdesen për një person të moshuar, person me pengesa dhe persona tjerë të sëmurë dhe të lodhur të cilët nuk munden vetë të kryejnë aktivitetet themelore dhe instrumentale të jetës së përditshme. Shërbimi për kujdesin familjar që do të realizohet me shpenzime të kompensuar nga qendra për punë sociale, sigurohet në një kohëzgjatje deri në 15 ditë gjatë një viti kalendarik.

Shtëpi në gjysmë të rrugës siguron ndihmë, përkrahje dhe përgatitje për jetë të pavarur të personave të cilët paraprakisht kanë qenë në mbrojtje jashtë familjare, nuk kanë shtëpi të tyre ose kushte për jetë në shtëpitë e tyre, me qëllim të riintegrimit të tyre në shoqëri. Shërbimi sigurohet gjatë akomodimit ose menjëherë pas ndërprerjes së akomodimit. Shfrytëzues të shërbimit janë: fëmijë pa prind dhe kujdes prindëror, fëmijë pas lëshimit të institucionit edukues për risocializim, persona të moshuar pas vuajtjes së dënimit me burg, personat me pengesa, të varurit nga alkooli dhe droga pas trajtimit të zbatuar për shërim, si dhe persona tjerë me probleme specifike sociale të cilët kanë nevojë për përgatitje për jetë të pavarur.

6. Me shërbimet për mbrojtje jashtë familjare sigurohet mbrojtje themelore e cila përfshinë: akomodimin, ndihmën dhe përkrahjen e personave profesional, përkujdesja, ushqimi, veshja, mbrojta shëndetësore, si dhe shërbime tjera varësisht nga lloji i shfrytëzuesve, të cilët nuk kanë kushte për jetë në familjet e tyre ose për arsye tjera ju nevojitet mbrojtje jashtë-familjare. Shërbimet e mbrojtjes jashtë-familjare janë: jeta me përkrahje, përkujdesja nga një familje tjetër si dhe vendosja në një institucion.

Jetë me përkrahje sigurohet në një njësi të posaçme banesore me ndihmën e personave profesional ose personave tjerë për të realizuar aktivitetet themelore dhe instrumentale të jetës së përditshme. Ndihma dhe përkrahja mund të jetë e kohëpaskohshme, ditore ose ndihmë dhe përkrahje në 24 orë, në varësi nga nevojat e shfrytëzuesit. Shfrytëzues të shërbimit janë: personat me pengesa dhe fëmijët pa prind ose kujdes prindëror të moshës mbi 14 vjeçare, e më së voni deri në përfundimin e shkollës së mesme, për shkak të aftësimit për jetë të pavarur dhe integrim në shoqëri. Në njësitë banesore për jetesë mund të akomodohen më së shumti pesë persona, respektivisht shtatë fëmijë pa prind dhe kujdes prindëror.

Përkujdesja në familje përfshinë mbrojtje themelore dhe kujdes 24 orësh për fëmijët dhe personat e moshuar të cilët nuk kanë familje të tyre dhe nuk kanë kushte të jetesës në familjet e tyre. Përkujdesja mund të sigurohet si kujdes i përgjithshëm, i specializuar, i kohëpaskohshëm, intervenues ose prindëror.

Përkujdesja e përgjithshme është shërbimi përmes të cilit personave të akomoduar ju sigurohet përmbushja e nevojave të përditshme, kujdesi për personalitetin, edukimin, arsimimin, zhvillimin, gjendjen shëndetësore, varësisht nga nevojat e përditshme të personit të akomoduar. Shfrytëzues të shërbimit janë: personat e moshuar, fëmijët pa prind dhe kujdes prindëror, personat me pengesa.

Përkujdesje e specializuar është shërbimi përmes të cilit personave të akomoduar ju sigurohet një përkujdesje e përgjithshme dhe përkrahje deri në tejkalim të problemeve sociale, e cila sigurohet nga ana e përkujdesjeve të cilët kanë kaluar nëpër trajnime të specializuara. Shfrytëzues të shërbimit janë: fëmijët viktimë të dhunës në familje, fëmijë në rrezik dhe fëmijë me probleme me ligjin, fëmijë ose person me pengesa.

Familje e kujdesit të kohëpaskohshëm siguron kujdes të fëmijës ose personit të rritur në një familje tjetër për përkujdesje, si dhe për fëmijë ose person të rritur me pengesa i cili jeton me prind/kujdestar për shkak të pushimit, terapisë, shërbimit dhe përfundimit të obligimeve shtëpiake, familjare dhe profesionale të kujdestarit, respektivisht prindit/kujdestarit. Pas përfundimit të nevojës për përkujdesje të kohëpaskohshme, familja kujdestare, respektivisht prindi/kujdestari e vazhdojnë kujdesin për fëmijën ose personin.

Përkujdesja intervenuese është shërbim i kujdesit afatshkurtër në familje për personat për të cilët është e domosdoshme deri në gjetjen e formave përkatëse të kujdesit, më së gjatë deri në 30 ditë.

Shfrytëzues të shërbimit janë: fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror, fëmijë nga familje e konfliktuar, viktima të dhunës, viktima të tregtisë me njërës dhe persona të tjerë, problemi social i të cilëve shtron nevojën e përkujdesjes dhe mbrojtjes urgjente.

Përkujdesje familjare është shërbimi i kujdesit ndaj një fëmije pa prindër dhe kujdes prindëror, në familjen e gjyshes, gjyshit, vëllait, dajës, axhës ose tezes së tyre.

Akomodimi nëpër institucione përfshinë mbrojtjen themelore e cila siguron: përkujdesje, ndihmë dhe përkrahje 24 orësh nga persona profesional, ushqim, veshje dhe sigurimin e mbrojtjes shëndetësore, varësisht nga nevojat e përcaktuara të për shfrytëzuesin, i cili nuk ka kushte për jetesë në familjen e tyre ose për arsye tjera i nevojitet mbrojtje jashtë-familjare. Shërbimi i akomodimit në institucione për fëmijë, persona të moshuar, persona me pengesa dhe kërkues të azilit krahas mbrojtjes themelore, ju sigurohet edhe qasje deri te arsimimi, fitimi i shkathtësive jetësore, aftësim për punë dhe rehabilitim profesional, aktivitete sociale, kulturore dhe rekreative, varësisht nga nevojat e shfrytëzuesve të shërbimeve.

Shërbimi i akomodimit të fëmijëve që janë ndesh me ligjin të moshës prej 14 deri në 18 vjeçare, me masë të shqiptuar të dërgimit në institucione edukuese, në pajtim me rregullat nga sfera e zbatimit të sanksioneve dhe dërgimit nëpër institucione përkatëse në pajtim me këtë ligj, përveç mbrojtjes themelore përfshinë edhe risocializimin, ri integrimin, edukimin, qasjen në arsimim dhe përkrahje arsimore, organizimin e kohës së lirë dhe shërbime tjera të risocializimit, e që e tërë kjo organizohet në institucione edukuese për fëmijë, në pajtim me Ligjin për drejtësinë e fëmijëve.

Shërbimi i akomodimit të një personi të lodhur të moshuar, personi të sëmurë kronik, personi me sëmundje terminale, si dhe persona tjerë varësisht nga nevoja e ndihmës dhe përkujdesjes së vazhdueshme, përveç mbrojtjes themelore, këtu përfshihen edhe ndihmat e specializuara profesionale dhe përkrahjes sociale të familjes së tyre.

Shërbimi i akomodimit të personave me pengesa, personave që kanë problem me varësitë dhe personat e tjerë të margjinaluzar të cilët kanë nevojë për zbatimin e trajtimeve dhe rehabilitimit, krahas mbrojtjes themelore, atyre ju sigurohet edhe trajtim dhe rehabilitim, terapi për preokupim me punë, përkrahje për të fituar aftësi të punës si dhe aftësi të punësimit, ri integrim dhe jetë të pavarur, varësisht nga nevojat e shfrytëzuesit.

Shërbimi për akomodimin e kërkuesve të azilit, siguron një mbrojtje themelore, në pajtim me minimalen e standardeve për pranimin e kërkuesve të azilit, të përcaktuara me marrëveshje ndërkombëtare, të ratifikuara në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Një person mund të shfrytëzojë shërbimet sociale, nëse ato janë të zhvilluara dhe në dispozicion të tij.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.