Shahpaska: As Gruevski që iku, as Zaevi si kryeministër aktual i cili po lufton në krizën më të madhe, as ministrja e Punës dhe Politikës Sociale nuk u jep pension pensionistëve, ata kanë punuar gjatë gjithë jetës së tyre dhe e kanë merituar

 “Në zgjidhjen ligjore, që e diela të jetë ditë pushimi javor, si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale jemi duke punuar në tre muajt e fundit. Përmes takimeve të shumta, debateve, takimeve, kemi biseduar me sindikatat si përfaqësues të punëtorëve, Odave, organizatave të punëdhënësve, në fakt me të gjithë aktorët në shoqëri, kemi debatuar seriozisht të gjitha dobësitë dhe përparësitë të kësaj zgjidhjeje. E diela - ditë pushimi për punëtorët, për të qenë së bashku me familjet e tyre, për të vazhduar ato tradita familjare që janë lënë pas dore në të kaluarën në garën me kohën”, theksoi ministrja Shahpaska në emisionin e mëngjesit në TV Sitel, duke folur për ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet e punës, i cili parashikon që e diela të jetë ditë e pushimit javor.

Ajo vuri në dukje se kjo zgjidhje ligjore duhet të ketë përjashtime për funksionim të rregullt të shtetit dhe atje ku procesi tekniko-teknologjik duhet të vazhdojë, si: furnizimi i qytetarëve me energji elektrike, furnizimi me ujë, grumbullimi i mbetjeve komunale, mbrojtje shëndetësore dhe sociale, i shtëpive në grupe të vogla, mediave, institucionet kulturore, hotelerike. Të gjitha ato aktivitete që përfaqësojnë nevojat themelore të çdo familje do të vazhdojnë të funksionojnë. Përveç kësaj, të gjithë ata që do të punojnë të dielën, do të kenë kompensim të pagës në përputhje me Ligjin dhe marrëveshjet kolektive, dhe në formë shtesë këta punëtorë do të kenë një ditë pushimi.

Sa i përket çështjes në lidhje me pakot e ndihmës ekonomike për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve gjatë pandemisë, ministrja theksoi se që nga fillimi i saj dy prioritetet kryesore ishin të rëndësishme, si ruajtja e çdo vendi të punës dhe ndihma dhe mbështetja e kategorive të ndjeshme të qytetarëve. Në këtë drejtim u krijuan masa për subvencionimin e pagave dhe kredive pa interes, që kishin për qëllim të ndihmohen kompanitë për të mos i larguar punëtorët dhe të ruhet çdo vend pune. Në të njëjtën kohë u krijuan masa për punëkërkuesit aktivë dhe pasivë, pensionistët me pensione të ulëta deri në 15.000 denarë, përfituesit pensionit social, prindërit e vetëm, përfituesit e ndihmës sociale. Pakoja e pestë ekonomike e masave i përfshinë të gjithë ata qytetarë që kanë borxhe të mbetura ndaj ndërmarrjeve publike, institucioneve dhe komunave, dhe parashikon shlyerjen e kamatave të borxhit dhe mundësi për të paguar borxhin në 12 këste, që në kohën e COVID-19 paraqet një lehtësim dhe mbështetje për qytetarët me qëllim që më lehtë ta kalojnë këtë periudhë krize.

       

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në dhjetor i miratoi ndryshimet të Ligjit për mbrojtje sociale dhe mbrojtje të fëmijëve me të cilat e lehtësuam aksesin e qytetarëve për ndihmë sociale, i reduktuam kriteret për hyrje në sistemin e mbrojtjes sociale. Reforma sociale e miratuar në vitin 2019 u vu në test pikërisht gjatë pandemisë dhe u tregua si shumë efikase në tejkalimin më të lehtë të krizës. Ajo u rrit për 300%, u lehtësua aksesi në shtesën arsimore dhe u vendos pensioni social shtetëror. Pandemia na mësoi se sistemi doemos duhet të funksionojë”, theksoi ministrja Shahpaska.

As Gruevski që iku, as Zaev si kryeministër aktual i cili po lufton në krizën më të madhe, as ministrja e Punës dhe Politikës Sociale nuk u jep pension pensionistëve, ata kanë punuar gjatë gjithë jetës së tyre dhe e kanë merituar”, theksoi Shahpaska.

Ajo, lidhur me çështjen e pensioneve, pensionistët i porositi se pensionet do të vazhdojnë të paguhen rregullisht, të rritura në përputhje me Ligjin, që ishte shfuqizuar nga pushteti i mëparshëm. Kjo do të thotë harmonizim i pensioneve me rritjen e shpenzimit për jetesë, dy herë në muaj, rritje e pensioneve me rritjen e BPV më shumë se 4% dhe mundësia e tretë është rritja e pagës minimale për 15% dhe rrogës mesatare 5%.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.