24.06.2021

Takim Shahpaska–Paoluçi: Vazhdon bashkëpunimi midis MPPS-së dhe Bankës Botërore për avancimin e mbrojtjes sociale, por edhe për ngritjen e kapitalit njerëzor dhe rritjen e punësimit të popullatës

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Bankа Botërore në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në avancimin e mbrojtjes sociale, rritjen e punësimit të grupeve më të rrezikuara të qytetarëve, në veçanti gratë, por edhe në krijimin e kapitalit njerëzor si element thelbësor për avancimin e një shoqërie. Kjo u konstatua në takimin e sotëm të ministres së Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska me drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoninë e Veriut, Masimiliano Paoluçi.

Në takim u bisedua për mundësitë për aktivizimin në numër sa më të madh të personave në tregun e punës, por edhe për avancimin e kapaciteteve të institucioneve.

“Këtë vit në Planin Operativ të programeve aktive dhe masave, u futën tre parime të reja, përkatësisht, përballja me efektet negative dhe pasojat mbi tregun e punës dhe të punësimit, të shkaktuara nga pandemia e COVID-19, nxitja e zhvillimit të ekuilibruar rajonal dhe parimi i diversitetit dhe përfshirjes. Kemi bërë lidhjen midis Qendrave për Punë Sociale dhe Agjencisë së Punësimit, në mënyrë që të nënvizohen personat më të punësueshëm nga familjet pranues të ndihmës së garantuar minimale dhe këto të aktivizohen në tregun e punës. Kështu, për personat më të papunësueshëm, personat me aftësi të kufizuara, romët, kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, mundësuam trajnime me të cilat ata do të bëhen të aftë për punë”, tha Shahpaska.

Sot, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e zbaton Projektin për përmirësimin e shërbimeve sociale (PPSHS) me huan me dedikim me vlerë prej 28,7 milionë euro që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e fitoi nga Banka Botërore. Si pjesë e karakteristikës së parë të këtij projekti, e cila ka për qëllim të përforcojë sistemin e plotë të sigurimit të mbrojtjes sociale, janë nënshkruar 19 marrëveshje me 24 komuna. Si pjesë e karakteristikës së dytë, e cila ka për qëllim të rrisë qasjen deri te shërbimet cilësore për zhvillim të hershëm fëmijëror, janë ndërtuar dy kopshte të fëmijëve, ndërsa në ndërtim e sipër janë edhe 9 kopshte.

“Avancimi është tek njerëzit. Projektin që po përgatisim ka të bëjë pikërisht për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe duhet të mundësojë aftësimin e kuadrit sa më cilësor për punë dhe aktivizimin sa më të madh të popullatës në tregun e punës. Shëndeti, arsimi dhe mbrojtja sociale janë tre karakteristikat më të rëndësishme të cilat do ta përmirësojnë standardin jetësor, por edhe do të krijojnë kushte që të rinjtë të ardhmen ta shikojnë në vendin e vet. Besojë se bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale do të vazhdojë të zbatohet në çdo projekt të ardhshëm”, theksoi Masimiliano Paoluçi.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se rezultatet e projekteve të ndihmuara nga Banka Botërore sigurojnë zgjidhje sistematike dhe afatgjate.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.