10.06.2021

Shahpaska: Barazi e plotë gjinore, përforcim i pozitës dhe statusit të gruas në shoqëri dhe qasje të njëjtë në burime është angazhimi ynë në të cilën punojmë me përkushtim

“Si Qeveri dhe si ministri përkatëse, në veçanti e kemi të rëndësishme avancimin e barazisë gjinore në shoqëri. Kështu është edhe me përgatitjen e Ligjit të ri për barazi gjinore, me të cilin sigurojmë realizimin e barazisë së plotë gjinore, përforcimin e pozitës dhe statutit të gruas në shoqëri, qasje të njëjtë deri te burimet dhe pjesëmarrje të njëjtë në sjelljen e vendimeve në të gjitha fushat e jetesës shoqërore”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në takimin e sotëm me z. Xhon Kenedi Mosoti, drejtor i UNFPA për Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kosovën.
Ajo theksoi se me Ligjin për Barazi Gjinore hyjnë risi, përkatësisht ligji parashikon tre mekanizma të reja. Ai është Sekretariati për Barazi Gjinore, i cili si organ më i lartë do ta koordinojë dhe përcjellë punën e organeve të administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale gjatë zbatimit të Ligjit. Qendra e burimit, e cila në fakt është qendër për trajnime të nëpunësve shtetërorë në fushën e hartimit të politikave të përgjegjshëm gjinor dhe buxhetimit. Mekanizmi i tretë i ri është Trupi Koordinues Kombëtar me të cilin do të kryeson Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me çka do të ngrihet niveli i ndikimit dhe rëndësisë. Njëkohësisht, Ministria punon në përgatitjen e Strategjisë së Re për Barazi Gjinore 2021-2026, qëllimi i së cilës është avancimi i gjendjes së barazisë gjinore në pajtim me standardet ndërkombëtare, rekomandime dhe obligime, duke theksuar se barazia gjinore është një nga aspektet kryesore për prosperitet i tërë shoqërisë. 
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në sferën e barazisë gjinore ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me UNFPA, në veçanti si partnerë në zbatimin e Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna mbi gratë dhe dhunës në familje, në pjesën e përgatitjes së akteve nënligjore dhe vendosjen e shërbimeve për gratë viktima të dhunës.
Në takim u bisedua edhe për avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, ku ministrja Shahpaska theksoi disa segmente të rëndësishme, për të cilat ministria ka punuar në mënyrë serioze periudhën e kaluar.
“Para nesh është sfida e përfundimit të procesit të deinstitucionalizimit deri në vitin 2027, në pajtim me projektet, të gjithë shfrytëzuesit nga Enti në Demir Kapi, Enti Banja Bansko, si dhe Enti për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve në Fushë Topanë, të shpërngulen nga institucionet dhe të vendosen në njësi më të vogla banimi, përkatësisht, ndryshohet forma e kujdesit për ata persona në të jetuarit me mbështetje”, tha Shahpaska. Kështu, theksoi edhe rëndësinë e qendrave ditore për personat me aftësi të kufizuara si formë që ju mundëson personave të jenë kreativ dhe aktiv në punë.
Drejtori i UNFPA, Xhon Kenedi Mosoti theksoi se, të gjitha angazhimet dhe rezultatet e arritura të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe ministres Shahpaska janë qartë të dukshme dhe të dalluara. Në të njëjtën kohë, ai përgëzoi për punën e bërë dhe shprehu kënaqësi për planet dhe projektet e ardhshme të ministrisë. 
Të dy palët ranë dakord se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen me një tempo më të fortë, në drejtim të ndërtimit të një shoqërie të barabartë, pa stereotipa dhe paragjykime, të drejtuar kah parandalimi i dhunës së bazuar gjinore, avancim të statusit të grave në të gjitha sferat dhe avancim i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.