28.06.2021

MPPS: Prej nesër fillon pagesa në etapa e pensioneve të qershorit

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej nesër 29.06.2021 (e martë), fillon pagesa në etapa e pensioneve të qershorit. Pensionet do të paguhen para kohe dhe në etapa, për të mundësuar mbrojtje më të madhe të pensionistëve në kushte të rrezikut nga virusi COVID-19.

Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët që shfrytëzojnë kartelë do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensioneve:

  • Të martën, 29.06.2021, do të realizohet pagesa e pensioneve në lartësi deri 11.000 denarë;
  • Të mërkurën, 30.06.2021, do të realizohet pagesa e pensioneve në lartësi prej 11.001 denarë deri 14.000 denarë;
  • Të enjten, 01.07.2021, do të realizohet pagesa e pensioneve në lartësi prej 14.001 denarë deri 18.000 denarë;
  • Të premten, 02.07.2021, do të realizohet pagesa e pensioneve në lartësi mbi 18.000 denarë.

Pensionistët që shfrytëzojnë kartela pagesore të lidhur me llogarinë ku u paguhet pensioni, të hollat do t’i kenë në dispozicion prej ditës së martë 29 qershor. Ata mund të tërheqin pensionin në bankomat dhe do të munden t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesë në rrjetin tregtar apo për pagesa elektronike.

Procesimi në etapa i pensioneve do të mundësojë zbatimin e rekomandimeve dhe masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit, duke pasur parasysh se pensionistët si grup më i moshuar janë më të rrezikuar.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thekson se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, ndërsa sistemi pensional është i qëndrueshëm dhe funksionon pa probleme.

U bëjmë thirrje pensionistëve t’i përmbahen orarit të pagesave të pensioneve, sepse pagesa në etapa e pensioneve është bërë për t’u shmangur tollovitë para bankave dhe për të mbrojtur shëndetin personal dhe publik.

Duam t’i rikujtojmë për mbajtjen e pajisjeve personale mbrojtëse për të mbuluar fytyrën dhe gojën si dhe për mbajtjen e distancës në rastet kur pritet radhë para bankave dhe brenda ambienteve të tyre.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.