17.06.2021

Ministrja Shahpaska në Tryezën e rrumbullakët “Efektet e pandemisë në personat me aftësi të kufizuara”: Ne e lehtësuam aksesin në të drejtat dhe shërbimet gjatë pandemisë, po punojmë për zgjidhje ligjore për avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara
 
“Një nga dekretet e para të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fillim të pandemisë ishte lirimi nga puna i personave me aftësi të kufizuara dhe prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të kufizuara. Për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid-19, ne i mbyllëm Qendrat Ditore për Personat me Aftësi të Kufizuara”, tha ministrja Shahpaska në Tryezën e rrumbullakët “Efektet e pandemisë në personat me aftësi të kufizuara”, organizuar nga Fondacioni për Demokraci Vestminster (FDV) dhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.
 
Ministrja Shahpaska foli edhe për disa dekreteve që e lehtësojnë aksesin dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në shërbimet dhe të drejtat në të holla që u takojnë atyre. Kështu, të gjithë personat që shfrytëzonin shtesën për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër mund të vazhdojnë ta ushtrojnë këtë të drejtë, vetëm duke e ripërtërirë kërkesën, pa dokument mjekësor pa shkuar fizikisht në institucione shëndetësore.
 
“Me ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen Sociale, ne lehtësuam qasjen në Ndihmën e Garantuar Minimale dhe kështu mundësuam hyrjen e 6,500 amvisërive të reja në sistemin e mbrojtjes sociale. Në të njëjtën kohë, ne bëmë ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe mundësuam që numri i fëmijëve që marrin shtesa arsimore të rritet nga 12,000 në 24,000 fëmijë”, tha ministrja Shahpaska.
 
Ministrja theksoi se për herë të parë në Planin Operativ për programe dhe masa aktive u vendos parimi i diversitetit dhe përfshirjes, në mënyrë që të ketë qasje të barabartë të personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës. Dhe, në atë drejtim, është përgatitja e zgjidhjes së re ligjore për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, për të cilën është punuar intensivisht në periudhën e kaluar.
 
“Duke ndryshuar Ligjin për Mbrojtjen Sociale, ne e ulëm kufirin e moshës për ndihmë personale nga 18 në 6 vjeç. Projeksioni është për 200 asistentë personalë deri në fund të vitit, të cilët së pari duhet të kalojnë nëpër një proces trajnimi dhe marrje licence”, tha ministrja.
 
Ajo, gjithashtu, e theksoi edhe rëndësinë e krijimit të aplikacionit të ri celular – audio lexues për të verbrit, të cilin Ministria në bashkëpunim me UNDP, së bashku po e përgatit dhe së shpejti do të jetë funksional - aplikacion ky që do të mundësojë pavarësi më të madhe të këtyre njerëzve në jetën e përditshme.
 
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale po punon seriozisht në hapjen e Qendrave të reja ditore për personat me aftësi të kufizuara, si dhe dhoma sensore dhe përfshirje në kopshtet e fëmijëve, duke i përfaqësuar si mjediset rurale po ashtu edhe ato urbane.

“Aftësia e kufizuar sipas Konventës së KB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara është e drejtë e njeriut e jo diagnozë mjekësore”, nënvizoi ministrja Shahpaska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.