27.06.2021
Ministrja Shahpaska në takimin e dytë ministror mbi integrimin e romëve në Sarajevë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska pasdite udhëton drejt Sarajevës, Bosnjë dhe Hercegovinë, ku do të merr pjesë në takimin e dytë ministror mbi integrimin e romëve.

Në takim, i cili organizohet nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Refugjatëve të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, do të marrin pjesë ministrat e Ballkanit Perëndimor të cilët janë kompetent mbi integrimin e romëve, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian dhe organizata joqeveritare ndërkombëtare që janë të angazhuara në pjesën mbi integrimin e romëve.
Ministrat dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian do të bisedojnë për avancimin që vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë në pjesën e zbatimit të konkluzioneve nga takimi i parë ministror që u mbajt në tetor, vitin e kaluar në Shqipëri.
Konkluzionet nga takimi ministror që do të mbahet nesër në Sarajevë, pritet të mbështeten në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të “Procesit të Berlinit”, që do të mbahet më 5 korrik, në Berlin, Gjermani.