03.06.2021

Ministrja Shahpaska në takim me kryetarin e LSM Darko Dimovski: Jemi aleat i punëtorëve, përmes dialogut social krijojmë vendime ligjore që ofrojnë mbrojtje dhe respektimin e të drejtave të tyre

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot zhvilloi takim pune me kryetarin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Darko Dimovski, ku ishin të pranishëm edhe sekretari i Këshillit të LSM-së, Zllatko Cvetkovski, si dhe kryetarët e sindikatave anëtare.

 

“Që nga dita e parë e mandatit tim, kam një përcaktim të qartë të flasë hapur për të gjitha çështjet të cilat janë në interes të punëtorëve. Këtë edhe po e bëj. Vendimet ligjore duhet të sigurojnë respektimin e të drejtave të punëtorëve, prandaj, një punëtor i motivuar është punëtori që punon sipas marrëdhënieve të punës të përcaktuara të qartë,  të cilit i respektohen të drejtat në pjesën e shfrytëzimit të pushimit vjetor, ditëve të lira, një ditë e pushimit javor, si dhe siguria në punë”, theksoi ministrja Shahpaska.

 

Ajo tha se periudhën e kaluar u diskutua hapur për vendimin e ri ligjor që parashikon e diela të jetë ditë e pushimit javor, me qëllim që të gjendet zgjidhja më e përshtatshme që do të bëjë balancin midis jetës familjare dhe asaj profesionale.

Në këto rrethana, theksoi Shahpaska, të cilët duhet të vazhdojnë të punojnë edhe të dielën, punëtorëve do t’u paguhet minimum 50% shtesë e mëditjes nëse me Marrëveshje kolektive nuk është më e favorshme për punëtorin. Ndërsa për punëtorët e tregtisë, mëditja do të jetë për 100 për qind më e lartë se e rregullta. Të gjithë punëtorët që do të punojnë të dielën krahas mëditjes shtesë do të kenë të drejtë për një ditë të lirë, që do të mund ta shfrytëzojnë në shtatë ditët e ardhshme.

 

Ajo tha se njëkohësisht, grupet punuese të përbëra nga përfaqësuesit e Sindikatave, përfaqësues dhe jo-përfaqësues, si dhe nga Organizata e punëdhënësve, ekspertë nga komuniteti akademik, ekspertë ndërkombëtar po punojnë në Ligjin e ri për marrëdhëniet e punës. Gjatë kësaj, ajo theksoi se zgjidhja e re ligjore është në fazën finale dhe së shpejti do të hapet një debat i gjerë publik, me qëllim të dëgjohet mendimi i opinionit më të gjerë.

“Në veçanti është i rëndësishëm dominimi i dialogut social në organin tripalësh, përkatësisht në Këshillin Ekonomik-Social, ku të gjithë së bashku biseduam hapur për të gjitha sfidat dhe si ato të tejkalohen, veçanërisht në periudhën e pandemisë. Këtu i krijuam paketat e ndihmës ekonomike për shpëtimin e ekonomisë, ruajtjen e çdo vend pune, por njëkohësisht i kushtojmë kujdes të veçantë respektimit të plotë të të drejtave të punëtorëve”, theksoi ministrja Shahpaska.

 

Kryetari i LSM-së, Darko Dimovski, vlerësoi se me ministren Shahpaska dhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe se bisedojnë hapur për të gjitha çështjet që janë në interes të punëtorëve.

“Gjatë kohës së pandemisë falë Qeverisë së RMV-së, e cila i obligoi punëdhënësit se nëse duan të fitojnë ndihmë financiare, duhet ta mbajnë numrin e njëjtë të punëtorëve, u ruajtën një numër i caktuar i vendeve të punës, por me qëllim që t’i mbrojmë punëtorët kërkojmë kohëzgjatjen e marrëveshjes në kohë të caktuar në vend tre vite të ulet maksimumi në një vit”, tha Dimovski.

Ai shprehu kënaqësi të madhe me propozimin e ri të vendimit ligjor që e diela të jetë ditë e pushimit javor e cila është tërësisht në interes të punëtorëve dhe familjeve të tyre.

Të dyja palët shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe gatishmëri për vazhdimin e dialogut social i cili do të jetë në drejtim të mbrojtjes, respektimit dhe avancimit të të drejtave të punëtorëve.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.