24.06.2021

Ministrja Shahpaska në takim me agjencitë e KB-së në vend: Vazhdojmë së bashku të krijojmë politika për ndërtimin e një shoqërie me mundësi të barabarta dhe burime për të gjithë qytetarët 

“Vendi ynë ka bashkëpunim intensiv dhe të frytshëm shumëvjeçar me të gjitha agjencitë e Kombeve të Bashkuara. Ju jeni mbështetësit, partnerë dhe bashkëpunëtorë tanë të shkëlqyeshëm në krijimin dhe zbatimin e politikave dhe zgjidhjeve që synojnë të ndërtojnë një shoqëri që të gjithë qytetarëve do t’u ofrojë mundësi të barabarta dhe qasje në burime, me theks të veçantë për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në takimin e sotëm me përfaqësuesit e Agjencisë së Organizatave të Kombeve të Bashkuara - UNRCO, OHCHR, UNDP, UNICEF, UNFPA dhe Banka Botërore.

Ministrja Shahpaska së bashku me ekipin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale i prezantoi prioritetet për të cilat resorin e saj do të punojë në periudhën në vijim dhe theksoi se me rëndësi të veçantë do të ekspertiza profesionale dhe mbështetja që OKB-ja në vazhdimësi e jep.

Koordinatorja e përhershme e OKB-së në vend, Rosana Duxhak, theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale më shumë se dy dekada është një nga partnerët kryesorë i agjencive të specializuara të KB-së. Këtë e vërteton edhe fakti se 11 nga 18 agjencitë e OKB-së kanë bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Ministrinë.Ai bashkëpunim, vazhdoi Duxhak, do të vazhdojë dhe e përshëndeti iniciativën e ministres Shahpaska përmes koordinimit të drejtpërdrejtë me OKB-në të ndiqet zbatimi i projekteve aktuale, por edhe të bien dakord për bashkëpunimin e ardhshëm.

Ministrja Shahpaska theksoi se, përfshirja e plotë e personave me aftësi të kufizuara, shërbimet sociale, barazia gjinore, nxitja dhe mbështetja e punësimit të personave më vështirë të punësuar, rritja e përfshirjes së fëmijëve në edukimin parashkollor dhe arsim  janë fushat ku agjencitë e Kombeve të Bashkuara vazhdojnë t’i mbështesin politikat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Ministrja Shahpaska informoi se takimet e tilla koordinuese do të bëhen një praktikë e rregullt për progresin e politikave publike në sektorin social dhe të punës në vendin tonë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.