30.06.2021

Ministrja Shahpaska në shënimin e 80 vjetorit të LÇP-së: Në themelet e ASNOM-it ne kemi ndërtuar një shtet me një të ardhme të prosperuar evropiane

“Falë luftëtarëve trima të Luftës Çlirimtare të Popullit, të udhëhequr nga parimet e drejtësisë, përgjegjësisë, barazisë, por mbi të gjitha për lirinë, sot kemi Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një shtet evropian i lirë, modern dhe i pavarur, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, në hapjen e ekspozitës “Në rrugën drejt rinisë së tyre”, me rastin e 80 vjetorit nga Kryengritja e Popullit dhe 73 vjet nga themelimi i Bashkimit të Luftëtarëve të Çlirimit të Popullit dhe Lufta Antifashiste në Maqedoni.

Ministrja theksoi se këto ekspozita janë një kujtesë e vlerave që nuk duhet të harrojmë dhe një kujtesë e njerëzve që janë ngulitur në themelet e shtetësisë dhe lirisë sonë, për të cilat jemi mirënjohës përjetësisht.

“Republika e Maqedonisë së Veriut, sot është një shtet demokratik, multikulturor dhe shoqëror, e bazuar në idetë liridashëse dhe progresive të ASNOM-it. Ato japin udhëzime të qarta se ne duhet të ecim dhe të zhvillojmë së bashku me vendet e tjera të Ballkanit dhe Evropës, duke respektuar parimet e lirisë, sovranitetit, bashkëpunimit, tolerancës dhe dialogut”, tha ministrja Shahpaska.

Ajo gjithashtu iu referua arritjeve të vendit tonë, i cili sot është një anëtar i barabartë i Aleancës së NATO-s dhe hapëron sigurt në rrugën e integrimit drejt BE-së.

“Ne po ndërtojmë një shoqëri të barabartë për të gjithë, një shoqëri që do të integrohet, por nuk do të ndahet. Një shoqëri që respekton diversitetin dhe nuk bën diskriminim. Një shoqëri që do të ofrojë qasje të barabartë në burime dhe pjesëmarrje të barabartë të të gjithë qytetarëve në krijimin e politikave si parakusht për një të ardhme të përbashkët të prosperuar, tha ministrja Shahpaska.

Ajo në fund e përshëndeti ekspozitën e mbrëmshme si pjesë e serisë së ngjarjeve që shënojnë këtë jubile të rëndësishëm, në vitin kur ne shënojmë 30 vjet nga referendumi për një shtet të pavarur dhe sovran.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.