01.06.2021

Ministrja Shahpaska mbajti ligjëratë në Fakultetin Ekonomik: Hartimi i Ligjit për Marrëdhëniet e Punës është shembull si duhet të funksionojë dialogu social
 
Promovimi i dialogut social, përgatitja e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës në mënyrë transparente me përfshirjen e të gjitha palëve të prekura, si dhe zhvillimi i sipërmarrjes sociale, ishin vetëm një pjesë e temave që ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, i trajtoi para studentëve të Fakultetit Ekonomik në Universitetin e “Shën Kirili dhe Metodi”, para të cilëve foli për institucionet dhe tregun e punës.
 
Ajo informoi për mënyrën në të cilën përgatitet Ligji i ri sistematik për marrëdhëniet e punës, për të cilin së shpejti pritet të hapet një debat i gjerë publik.
“Ligji i ri për Marrëdhëniet e Punës do të ofrojë zgjidhje moderne të cilat do të jenë në interes edhe për punëtorët edhe për punëdhënësit. Pajtueshmëri e ndërsjellë dhe mbështetje e Ligjit nga të gjitha palët e interesua janë garanci se vendimi i ri ligjor do të zbatohet në mënyrë konsekuente. Janë të përfshira të gjitha institucionet relevante, organizatat, partnerët socialë, sektori joqeveritar, përfaqësuesit e ekonomisë, odave, përfaqësuesit e komunitetit akademik”, theksoi ministrja Shahpaska.
Ajo e arsyetoi punën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ku në kompetencë të drejtpërdrejtë janë pjesa më e madhe e çështjeve të lidhura me tregun e punës.
 
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është në qendrën për koordinimin e tregut të punës në vend, marrëdhëniet e punës, punësimin, sigurinë dhe shëndetin gjatë punës, duke pasur parasysh faktin se në vendin tonë ka rreth 720,000 persona të punësuar, 324,000 pensionistë dhe 184,000 të papunësuar, pra numri i përgjithshëm i qytetarëve që përfshihen në tregun e punës është përafërsisht 1.200,00 persona. Ky është një numër serioz për të cilin krijohen politika afatshkurta, afatmesme dhe afatgjate”, porositi ministrja Shahpaska.
Studentët kanë mundësinë të njihen me mënyrat, mekanizmat, proceset e krijimit, zbatimit dhe ndjekjes së politikave, aktet ligjore, programet konkrete dhe masat që kanë ndikim të caktuar mbi tregun e punës në vendin tonë, si dhe rolin ku në ato procese kanë disa nga institucionet më të rëndësishme.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.