02.06.2021

Kryeministri Zaev i shoqëruar nga ministrja Shahpaska dhe kryetari i Komunës Marin sot inspektuan punimet ndërtimore në kopshtin e ri në komunën e Aerodromit: Siguruam kushte më të mira për qëndrimin e fëmijëve për një fëmijëri të lumtur dhe të sigurt

Objekti i ri ka sipërfaqe prej 1.700 m2 dhe ka  rëndësi të jashtëzakonshme në Komunën e Aerodromit, ku jetojnë shumë familje të reja dhe të cilët  kanë nevojë  për kujdes   dhe edukim të fëmijëve të moshës parashkollore. Pjesa shtesë e ndërtesës është objekt i kompletuar me të gjitha përmbajtjet e nevojshme, të cilat do të sigurojnë kushte për kujdes të  fëmijëve.

Në fjalimin e tij, Kryeministri Zaev tha se objekti është projektuar sipas standardeve më të larta për institucionet për kujdes parashkollor dhe arsim që do të kujdeset për gjithsej 200 fëmijë nga mosha më e vogël  deri në 6 vjeç.  Këtu do të sigurohet qëndrim, kujdes, ushqim, edukim dhe aktivitete të tjera argëtuese, veçanërisht për 170 fëmijë të moshës 2 deri në 6 vjet dhe 30 fëmijë-foshnje të moshës zero (0) deri në 2 vjet.

"Dërgoj urime deri te Kryetari i Komunës së Aerodromit, kryetari i Komunës  Marin, Këshilli Komunal, për këtë projekt kapital dhe veçanërisht për kujdesin që ata tregojnë pa rezervë duke mbështetur të gjitha projektet që kanë të bëjnë me rindërtimin e kopshteve", shtoi Zaev.

Në Komunë, janë realizuar projekte në lidhje me punimet për rregullimin e  brendshëm,  hortikulturën, ose sigurimin e efikasitetit më të madh të energjisë me rinovimin e fasadave të objekteve funksionale moderne në mënyrë që të sigurohen kushte më të mira qëndrimi për fëmijët, për fëmijëri të lumtur dhe të sigurt, derisa prindërit e tyre nuk janë me ta.

Ministrja Shahpaska shtoi se përveç ndërtimit të kopshteve të reja dhe zgjerimit të hapësirave ekzistuese si Ministri,  bëhen investime edhe në forcimin e kompetencave të kuadrit profesional."Se kujdesi për secilin fëmijë është i lartë në agjendën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale konfirmohet nga numri i 12 kopshteve të hapura dhe rreth 700 fëmijëve të përkujdesur për vetëm 9 muaj. Vazhdojmë të investojmë në ndërtimin e objekteve të reja dhe zgjerimin e objekteve ekzistuese në përputhje me planin e paraparë, gjegjësisht deri në fund të vitit të hapen 13 kopshte shtesë me kapacitet prej mbi 1400 fëmijë," tha Shahpaska.

Kryetari i Komunës së Aerodromit, Zllatko Marin, tha se ky objekt ka rëndësi të jashtëzakonshme që përmirëson jetesën urbane dhe kujdesin për komunitetin e të gjithë qytetarëve në komunë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.