27.11.2021

Takimi Shahpaska – Granata: Nëpërmjet një procesi konsultimi të gjerë do të arrijmë ligjin më të mirë për barazinë gjinore, Komisioni i Venecias është konsultuar në një fazë të hershme  

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska realizoi një takim me Simona Granata Mengini, sekretare e Komisionit të Venecias, në të cilin u bisedua për procesin e përgatitjes së zgjidhjes ligjore për barazinë ligjore dhe konsultimet gjithëpërfshirëse që Ministria i udhëheq me të gjitha palët e përfshira dhe institucionet.

Ministrja Shahpaska informoi se është përgatitur një draft-version i Ligjit të Barazisë Gjinore dhe se deri në fund të muajit pritet edhe personat profesional nga BE të japin mendime për versionin e parë.

“Kjo zgjidhje ligjore e përgatisim nëpër procesin e konsultimeve të gjera si me sektorin joqeveritar dhe eksperte për të drejtat e njeriut, kështu edhe me institucionet e njëjta të cilët do të fitojnë obligime të caktuara dhe kompetenca. Versioni punues i Ligjit është prezantuar edhe në pjesën e parë të deputetëve dhe deputeteve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Vetëm në këtë mënyrë, përmes debatit të gjerë do të marrim një zgjidhje të mirë që do të jep rezultate”, informoi ministrja Shahpaska dhe shtoi se në mënyrë të ngjashëm përmes konsultimeve të gjera me opozitën dhe me sektorin joqeveritar arriti me konsensus të miratohen ligjet për parandalimin e diskriminimit dhe dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Ajo theksoi se me ligjin e ri për barazinë gjinore, që pritet të finalizohet dhe lëshohet në procedurën nga fundi i kësaj ose në fillimin e vitit të ardhshëm, sigurohen tre mekanizma të reja që sigurojnë mbikëqyrje të përforcuar të zbatimit të politikave të barazisë gjinore dhe në nivel qendror dhe lokal, por edhe zbatimin e parimit të buxhetimit përgjegjës të detyruar gjinor për të gjitha institucionet.

Sekretarja e Komisionit të Venecias, Granata Mengini, e përshëndeti procesin e përgatitjes së Ligjit të Barazisë Gjinore dhe theksoi se konsultimet e gjera janë shumë të rëndësishme për krijimin e zgjidhjeve të mira ligjore.

Ajo shprehi kënaqësi që Komisioni i Venecias është konsultuar që në fazën e hershme të përgatitjes së tij.

Kështu, ministrja Shahpaska informoi se me ligjin e ri sistematik për marrëdhëniet e punës, i cili është në fazën përfundimtare, në kuadër të pushimit të lindjes, parashikohet pushimi edhe për babanë, që është edhe një hap i rëndësishëm në ndërtimin e barazisë midis burrave dhe grave.

Granata Mengini e përshëndeti këtë propozim dhe vlerësoi se në këtë mënyrë grave iu jepet mundësi të krijojnë familje, pa pësuar zhvillimi i tyre i karrierës.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Shahpaska, mori pjesë në Konferencën treditore të 8-të Ndërkombëtare të Grave Rome, në organizim të Këshillit të Evropës në Strasburg, Francë, në të cilën u bisedua edhe për të drejtat e Grave Rome, por edhe ndikimi i pandemisë Kovid-10 që pati tek romët.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.