02.11.2021

Takimi Shahpaska-Gallovej: Intensifikojmë bashkëpunimin me Britaninë e Madhe, avancimi i pozicionit të romëve është prioritet i përbashkët

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, N. E. Rejçell Gallovej. Në takim, ministrja dhe ambasadorja biseduan për projektet aktuale të Ministrisë, me theks të veçantë të projekteve që i referohen për ndihmë dhe ri integrim të romëve gjatë kohës së krizës së Covid.

“Me sukses e realizojmë fazën e dytë të Programit ROMAKTED, 2021-2024. Përforcimi i komunitetit romë në nivel individual, si dhe në nivel të komunitetit, përmirësimi i kapacitetit dhe i njohurisë, si dhe përmirësimi i cilësisë së jetës dhe zbutja e efekteve nga pandemia me COVID-10 janë prioriteti ynë”, tha ministrja Shahpaska.

Ajo gjithashtu potencoi se përmes projektit “BE për përfshirje” u sigurua grant në shumë prej 3,2 milionë euro, për legalizimin dhe rikonstruim të shtëpive të romëve në komunën e Prilepit, Manastirit, Kërçovës, Berovës dhe Shtipit.

Ambasadorja britaneze Gallovej, edhe një herë e vërtetoi mbështetjen e ambasadës britaneze në politikat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Ajo shprehi gatishmëri të ndihmojë në procesin e realizimit të projekteve dhe nga kjo pret efekte pozitive.

“Ligji për personat e paevidentuar në Librin Amë të të Lindurve është një shembull i vendosmërisë së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut t’iu ndihmojë personave të cilët nuk mund t’i realizojnë të drejtat e njeriut për shkak të mos posedimit të dokumenteve”, tha ministrja, ndërkohë duke theksuar se në terren janë identifikuar rreth 700 persona pa dokumente, ndërsa kërkesë për certifikatë të përkohshme kanë parashtruar rreth 200 persona. 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ambasada Britaneze e vazhdojnë bashkëpunimin e tyre për mbështetje të kategorive më të rrezikuara të qytetarëve dhe krijimi i një shoqërie për të gjithë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.